Aktualitet

Arrestimi i Ballist Morinës/ Policia: Është i dënuar me 5 muaj burg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 25/05/22 |
Opi Nion

Policia e Kukësit ka dhënë informacion zyrtar për ndalimin në kufi të Ismail Morinës, i njohur edhe si Ballist Morina.

Sipas policisë, Morina rezulton i dënuar nga gjykata e Durrësit dhe ndaj tij kishte urdhër arresti.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ballist Morina u bë i njohur pasi për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës. Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës”-njofton policia./Opinion.al

Pas