Ngjarja e sotme në Sheshin Skënderbej, ku disa aktivistë të shoqërisë civile u ndaluan nga policia shkaktoi reagim nga aktorët politikë dhe civil. Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar kundër masave të qeverisë.
Ai e ka komentuar në Twitter episodin e ndodhur duke u shprehur se njerëzit e arrestuar janë qytetarë të këtij vendi që kanë zemërim breda vetes që nuk dënohet me zemërim nga policia.
“Njerëzit e ndaluar në protestë sot janë qytetarë të këtij vendi. Nuk janë as kriminelë, as evazorë fiskalë, as trafikantë droge, as përfitues tenderash. Kanë zemërim brenda vetes që gjithsesi nuk dënohet me ndalim nga policia”, shkruan ai.
Postimin në Tëitter të Ipeshkvit e ka ndarë edhe Presidenti Ilir Meta. Ky i fundit reagoi dhe më parë duke e cilësuar si të papranueshme sjelljen e policisë ndaj aktivistëve. /Opinion.al