Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i 6 zyrtarëve të AKBN-së, çfarë deklaron Policia

2020/10/07 at 10:46 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tjetër rast i rëndë i abuzimit me të mitur, arrestohet 51-vjeçari

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me arrestimin e 6 funksionarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore pasi dyshohet se përmes një skeme mashtrimi kanë përvetësuar shuma të mëdha nga paratë publike.


Po ashtu, në kuadër të operacionit “Akciza”  janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Akuzat ndaj të arrestuarve janë “mashtrim me pasoja të rënda”, moskryerja e detyrave nga organet tatimore” si edhe “shpërdorim detyre”.

Kështu, është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për:

-Denis Durrësi, 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Qani Hoxhaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Simon Marku., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

-Arben Doda, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

-Naim Kasa, 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, është dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj Rezarta Sulejmanit, 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Mes të arrestuarve janë edhe biznesmeni Isuf Berberi, i cili është biznesmen hidrokarburesh dhe tek kompania “Fufarma”, si edhe ish-kreu i OST-së, Klodian Gradeci.

Mësohet se Gradeci është larguar nga territori shqiptar ditën e hënë, një ditë përpara arrestimit, në drejtim të Turqisë, kjo ka bërë që prokuroria të ketë dyshime se operacioni është dekonspiruar.

Njoftimi i Policisë

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ekzekutohen 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Akciza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht:

Masën “Arrest në burg“ ndaj 5 shtetasve:

D.D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Q.H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

S.M., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

A.D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

N.K., 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 1 shtetaseje:

R.S(Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit K.G., 45 vjeç dhe I.B., 51 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
Para
”Agimi i Artë” zyrtarisht një organizatë kriminale në Greqi

”Agimi i Artë” zyrtarisht një organizatë kriminale në Greqi

Del nga makina dhe merr “sjanperin”, cila është shënjestra e Kujtim Gjuzit

Del nga makina dhe merr "sjanperin", cila është shënjestra e Kujtim Gjuzit

Basha: Shërbimi taksi në krizë, të hiqet taksa mbi karburantin

Basha: Shërbimi taksi në krizë, të hiqet taksa mbi karburantin
















TE FUNDIT

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
9 Qershor, 2025

Në Los Angeles, protestat janë ndezur përsëri ndërsa demonstruesit kundër bastisjeve të emigracionit përballen me forcat e rendit për të...

Lexo më shumë

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
9 Qershor, 2025

Sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
9 Qershor, 2025

Dita e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com