Janë zbardhur detaje të reja nga ndalimi në mbrëmje i dy oficerëve të Policisë nga Shërbimi i Çeshtjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit. Sikundër mësohet nën/komisar Ramaza Veseli dhe oficeri i Policisë Gjyqësore Viktor Dulaj kanë favorizuar drejtuesi e një mjeti që kishte kryer aksident, duke krijuar një ekspertim të rremë. Sipas të dhënave më të fundit aksidenti ka ndodhur në rrugën Prokop Mima më datën 21.11. 2016, ku nga aksidenti u plagos rëndë shtetasi me iniciale L.L.