Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimet në Lezhë / Arta Marku i përgjigjet gazetarit: Babai im s’ka lidhje me Fran Frrokun

2018/03/19 at 2:56 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Arrestimet në Lezhë / Arta Marku i përgjigjet gazetarit: Babai im s’ka lidhje me Fran Frrokun

Në morinë e lajmeve për arrestimin e zyrtarëve në Lezhë për tjetersimin e pronave në bregdet ka qenë edhe një status i gazetarit veteran Frrok Çupi me qasje krahinore. Çupi thoshte se kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku goditi të parin një person të anës së saj. Pra një lezhjan. Në fakt si Arta Marku ashtu edhe kryetari nën akuzë i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj janë me origjinë nga Fushë-Arrëzi por të rritur në Lezhë. Pra nga e njëjta zonë.


Po kështu Frrok Çupi pretendon se babai i kryeprokurores ka punuar në bashkinë e Lezhës dhe Fran Frrokaj nuk e kishte hequr nga puna. Kaq ka mjaftuar që të reagojë numri 1 i akuzës në vend. Përmes një reagimi të zëdhënësit të Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se Ndrec Marku (babai i kryeprokurores) nuk ka punuar asnjë ditë në bashki dhe se sot është në pension. Po kështu prokuroria përpiqet të theksojë se “babai i Arta Markut nuk ka ndonjë të dhënë për të treguar përçarje mes njerëzve apo mes lezhjanëve”.

Më poshtë të plota: reagimi i prokurorisë dhe statusi i Frrok Cupit

Pas arrestimit të kryebashkiakut Fran Frrokaj me akuzën e grabitjes së pronave përmes tjetërsimit dhe falsifikimit të dokumenteve, në mediat online prej ditës së djeshme po qarkullon një lajm që babai i Kryeprokurores Arta Marku punon pranë bashkisë së Lezhës, si inxhinier në një nga ndërmarrjet e institucionit.

Në fakt, babai i Prokurores së Përgjithshme, Ndrec Marku, nuk ka punuar ndonjëherë në bashkinë e Lezhës. I ati i Prokurores së Përgjithshme, ka qenë me profesion teknik i mesëm miniere dhe jo inxhinier. Babai në pension i Arta Markut as ka punuar në bashkinë Lezhë, as ka qenë inxhinier. Madje, ai ka është në pension prej shumë vjetësh dhe nuk ka ndonjë të dhënë për të treguar përçarje mes njerëzve apo mes lezhjanëve.

Statusi i Frrok Cupit

Kur i vunë prangat sot në mëngjes kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frroku, dikush i pëshpëriti në vesh: “Kemi urdhër nga Arta Marku të të arrestojmë…”.

Si Frani edhe Arta janë rritur në Lezhë; madje me sa mbaj mend- babai i Artës (Prokurore e Përgjithshme) është akoma inxhinier në një nga ndërmarrjet e Bashkisë në Lezhë… Mirënjohja e njërit për tjetrin, mes dy lezhjanëve- u manifestua sot: Zonja Marku urdhëroi arrestimin e zotit Frroku; ndoshta edhe pse kryetari i Bashkisë nuk kishte pushuar nga puna të atin e Artës…

Por këto janë hollësira sa për hyrje bisedash… Fjala se ‘Njeri për Njeriun është Lezhjan” ka lindur në biseda sarkastike mes gazetarëve aty nga viti 1994, në Klubin e Fidelit. Atëherë kishte ndodhur njësoj si sot, që disa gazetarë lezhjanë ishin burgosur dhe disa lezhjanë të tjerë mbanin anën e Policisë që i burgosi…

Përsëri këto duken si hollësira. Aforizma e re: “Njeriu për njeriun është lezhjan”, ishte transplantuar mbi një aforizëm të vjetër që thotë se “Njeriu- ujk për njeriun”. Tani kjo ka marrë trajtën e tretë: “Ujku për ujkun është lezhjan”.

… Por që ka brenda disa të vërteta sa të kohës, aq edhe të psikologjisë dhe të metodës për mbajtjen e pushtetit. Pushteti i diktaturës komuniste u vendos me vështirësi në Veri të Vendit; dhe arsyet pse veriu nuk e do komunizmin, dihen. Veçse diktatura e Hoxhës gjeti mënyrën si t’i dominonte krenarinë dhe besimin në Veri të vendit. Diktatori mori në dorë taktikën kriminale që ‘çdo Verior të kthehet në Ujk për veriorët”. Si të thuash sot se ‘Lezhjani është ujk për lezhjanin”…

Qysh në luftën e parë për pushtet komunist, diktatori nxiti në veri luftën civile ‘në emër të Partisë’. Pas çlirimit të vendit nga pushtuesi i huaj, Hoxha ngriti çeta ‘heronjsh’ për të vrarë fshatarët e tyre në Veri. Në krye të Çetës së Vigut (Mirditë) u vu një mirditor nga Miloti: Ndoc Dedë Marku… Ndoci nga Miloti, me katër të tjerë: një Ndoc tjetër (Mazi), Hudajet Lezha, Naim Gjylbegu… nga Shkodra dhe shkuan në fshatin Vig për të vrarë mirditorë. Mirëpo, fat i keq, mbetën në fushë të betejës, dhe Hoxha nuk i bëri as dëshmorë…

Kështu ka ndodhur. Edhe aktivistet e rinisë komuniste kështu u përdorën. Arta Marku është tipike aktiviste bolshevike për nga pamja dhe qëndrimi; megjithëse paska origjinë të vuajtur nga komunizmi.. Mirëpo Artën e kanë përdorur si ‘Ujk’ lezhjan kundër lezhjanëve… Para disa ditësh në Lezhë u ndodh ministri i Brendshëm, një vlonjat që nuk është lezhjan, por nuk bëri asgjë për të kryer arrestime… Sepse është Arta, ose çdo Artë tjetër nga Lezha, që përdoret për të bërë arrestime…

Se po të ishte ndryshe, burgosja për tjetërsim tokash e pronash, duhej të fillonte në Kavajë- me ish kryetarin e Bashkisë… Duhej të fillonte në Elbasan me kryetarin Bashkisë… Duhej të fillonte në Vlorë me kryetarin e Bashkisë që tjetërson prona dhe blen makinë me çmim të lartë sa për të ushqyer gjysmën e të varfërve në qytet…

Mirëpo ata nuk kanë “Lezhjane”. Ndryshe: po të ishin lezhjanë dhe të kishin Lezhjane me hekura, sonte do të ishin në burg. Si Ujku i zënë në qark nga Ujku i vet…

Etiketa: arta markubashkia lezhefran frrokufrrok cupilidhja


Ju sugjerojmë

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, nesër mblidhet Qeveria për të marrë vendim

24 Shtator, 2025 5:59 pm
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
Kryesore

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

24 Shtator, 2025 3:39 pm
Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

24 Shtator, 2025 2:42 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
Kryesore

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

24 Shtator, 2025 1:11 pm
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

24 Shtator, 2025 11:17 am
Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit
Kryesore

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit

24 Shtator, 2025 11:09 am
PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi
Kryesore

PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi

24 Shtator, 2025 10:41 am
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

24 Shtator, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 24 shtator 2025

24 Shtator, 2025 7:33 am
Para
VIDEO/ Basha: Kur do të dalë para drejtësisë, Tahiri, Dako, Sejdini? Duam drejtësi të barabartë për të gjithë

VIDEO/ Basha: Kur do të dalë para drejtësisë, Tahiri, Dako, Sejdini? Duam drejtësi të barabartë për të gjithë

Zgjidh një numër dhe zbulo gjëra të veçanta për veten

Zgjidh një numër dhe zbulo gjëra të veçanta për veten

Këto shenja horoskopi mbajnë inat deri në përjetësi, bëni kujdes

Këto shenja horoskopi mbajnë inat deri në përjetësi, bëni kujdes
















TE FUNDIT

Shkarkimi i Veliajt, nesër mblidhet Qeveria për të marrë vendim

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
24 Shtator, 2025

Këshilli i Ministrave është njoftuar zyrtarisht nga Prefekti i Tiranës për propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Këshilli...

Lexo më shumë

Trump: Kam ndalur 7 luftëra/ La Republicca: Konflikti Kosovë-Serbi i ngrirë…

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
24 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se, në shtatë muajt e fundit, ka ndërprerë shtatë konflikte që, sipas tij, ishin konsideruar...

Lexo më shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
24 Shtator, 2025

SHBA shpjegon arsyet e vendimit për ndërprerje të dialogut strategjik me Kosovën. Vendimi pasoi veprimet që “kanë krijuar ndasi dhe...

Lexo më shumë

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
24 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai. Mësohet se Isai është marrë i pandehur për "shkeljes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com