Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka cilësuar operacionin policor të zhvilluar dje dhe sot në Elbasan, si një goditje e rëndë kundër krimit.
Në këtë operacion u arrestuan disa persona, ndërsa disa të tjerë u shpallën në kërkim.
LEXO EDHE: RENEA aksion në Elbasan, arrestohet Florenc Çapja dhe 2 gazetarë
Ministri i Brendshëm,shprehet se “Forca e Ligjit” do të vijojë të intensifikojë luftën në këtë front jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“KRASTA” e “TRANZIT”, dy mega-operacione policore në bashkëpunim me Prokurorinë japin një goditje të rëndë kundër krimit të organizuar në Elbasan.Forca e Ligjit vijon të intensifikojë luftën në këtë front jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë ”- shkruan ai./ Opinion.al E.Xh.