Zv.kryeministrja Belinda Balluku, në një dalje për mediat, në përfundim të mbledhjes së qeverisë iu përgjigj gazetarëve të cilët e pyetën në lidhje me arrestimet e fundit të SPAK lidhur me Inceneratorin e Tiranës.
Balluku tha se parimi i qeverisë Rama është të mos ndërhyjë në sistemin gjyqësor shqiptar.
“Ne kemi vetëm një përgjigje që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është mbështetur në RSH është kryer dhe mbështetur nga Partia socialiste. Ne kemi bërë detyrën tonë duke i krijuar drejtësisë së re një habitat ku ajo të veprojë, në nuk ndërhyjmë në të dhe parimi i qeverisë Rama është që ne nuk ndërhyjmë në sistemin gjyqësor shqiptar apo në sistemin e drejtësisë”-tha Balluku.