Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimet dhe dënimet e ish-ministrave, Rama: Nuk mbrojmë asnjë, pa PS nuk do të kishte SPAK

2024/05/16 at 9:21 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimet dhe dënimet e ish-ministrave, Rama: Nuk mbrojmë asnjë, pa PS nuk do të kishte SPAK

Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se SPAK po identifikon personat e korruptuar dhe se nuk është rritur korrupsioni në qeverinë e tij. Sipas Ramës, mazhoranca ka ngritur sisteme që kanë ulur korrupsionin në vendin tonë.

Rama foli dhe për ministrat të cilët janë akuzuar apo dënuar për korrupsion, duke thënë se për këtë dënime duhet të përgëzohet PS pasi i ka shpallur luftë korrupsionit.

Kreu i qeverisë theksoi se PS nuk mbron asnjë person që është i përfshirë në korrupsion.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Pak ditë më parë mbajtët një prej fjalimet më të gjata në karrierën tuaj politike lidhur me çështjen e korrupsionit, lidhur me reagimin që duhet të ketë Partia Socialiste. Nuk mund të mos thuhet se Partia Socialiste ka marrë goditje, gati-gati një shkërmoqje që lidhet  me korrupsionin.

Rama: Uauu.

Fevziu: Një parti që drejtoret bëjnë dhe i japin tendera vetes në qoftë se është e vërtetë, sepse do të presim drejtësinë që ta japi, por deri tani nga dosja që kemi parë. Një parti që ka kaq shumë ministra dhe kryetar partie në burg.

Rama: Unë kam punuar me mbi 40 ministra  dhe nga këta ministra janë  3 apo 4 në 10 vite. Partia Socialiste vetëm forcohet  dhe vetëm zgjerohet.

Fevziu: A jeni përgjegjës për këtë korrupsion që e ka evidentuar SPAKU?

Rama: Unë jam përgjegjës për faktin që ky korrupsion po evidentohet, sepse po të mos ishte Partia Socialiste nuk do të ishte SPAK.

Fevziu: A ishte ky një sistem korruptiv i ngritur apo është çështje individësh?

Rama: Nuk ka sistem korruptim të ngritur, sepse po të kishte sistem korruptim të ngritur ashtu siç interpretohet nuk do të ishte Shqipëria në tavolinën e negociatave. Komisioni Evropian është institucioni i vetëm që ka dhjetëra e qindra persona të angazhuar që merren 24/7 me faktet. Nuk merren me faktet 24/7 as televizionet, as gazetat, as partitë, asnjeri. Ata merren dhe ata e dinë ekzaktësisht çfarë është çfarë. E dyta unë solla shembujt atje se ne kemi ngritur sisteme dhe po vazhdojmë të ngremë sisteme që e kanë ulur korrupsionin, nuk është ngritur korrupsioni. E treta kjo shpjegohet me faktin se ka një luftë të thelluar kundër korrupsionit  dhe këto qe po dalin janë rezultat i kësaj lufte.

Fevziu: Ju vetë e ndjeni veten të njollosur nga ky korrupsion?

Rama: Unë të njollosur?

Fevziu: Penalisht ju nuk keni akuzë, por ju keni në arrati zëdhënësin tuaj, ministra ke në burg.

Rama: Kjo është një arsye për të thënë bravo Partisë Socialiste. Sepse Partia Socialiste është e para dhe e vetmja forcë politike në historinë e shtetit shqiptar që nga 1912 që ka hequr nga kontrolli politikë dhe që thotë shumë thjeshtë : “Nuk dua ta di fare a je zëdhënësi, a je shoku, a je tjetri ,a je tjetri… Në këtë pikë nuk ka shokë, nuk ka zëdhënës, nuk ka asgjë tjetër por ka një ndarje të menjëhershme, kaq.

Fevziu: Kë do ta quanit ju përgjegjësi tuajën politike?

Rama: Do të quaja sikur mos të ishte kapur asnjë ish-ministër i Partisë Socialiste, sikur mos të ishte kapur asnjë nga drejtorët që janë kapur, sikur të ishin vënë para drejtësisë vetëm ata që janë të krahut tjetër. Kjo do të ishte përgjegjësi shumë e madhe politike. Nëse do të ishte e vërtetë se në Shqipëri ka një vjedhje masive me tendera…

Fevziu: Këtë po thotë SPAKU.

Rama: SPAK s’po thotë asgjë, përveçse   po identifikon dhe po godet ashtu siç duhet të bëj raste të caktuara, ndërsa përgjithësimi që si këta që u kapën janë të tërë e bëni ju. E vërteta është në fakt nëse do të ishte kështu nuk do kishim kursyer gati 1 miliardë euro nga tenderat, nuk do kishim një numër operatorësh ekonomikë që fitojnë gara gati 3-fishin e atyre që fitonin para se të vinim ne.

Ju sugjerojmë

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
-U tha në Opinion

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

28 Maj, 2025 11:40 pm
Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

28 Maj, 2025 11:39 pm
Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
Kronikë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

28 Maj, 2025 11:36 pm
Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
-U tha në Opinion

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

28 Maj, 2025 10:57 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

28 Maj, 2025 10:37 pm
Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Para
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

BE: S’mund ta vlerësojmë draftin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin, pa e ditur përmbajtjen

Vrau gruan/ Dëshmia e shqiptarit në polici: Po më hante lekët, kishte lidhje jashtëmartesore

Vrau gruan/ Dëshmia e shqiptarit në polici: Po më hante lekët, kishte lidhje jashtëmartesore

Gazetarja zbulon detajin: Polici që negocioi vetëdorëzimin e Azgan Mërnicës, i njëjti që i arrestoi babain në vitin 2002

Gazetarja zbulon detajin: Polici që negocioi vetëdorëzimin e Azgan Mërnicës, i njëjti që i arrestoi babain në vitin 2002

TE FUNDIT

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
28 Maj, 2025

Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Italia do të vijojë ta...

Lexo më shumë

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
28 Maj, 2025

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Vetëm...

Lexo më shumë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
28 Maj, 2025

Një shpërthim me tritol dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të...

Lexo më shumë

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
28 Maj, 2025

Nisur nga rasti i Dritan Gjikës, kryemafiozit shqiptar që u arrestua së fundmi, sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht se si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com