Një grup kriminal i shpërndarjes së drogës është goditur në Greqi. Operacioni është zhvilluar në kryeqytetin grek, Athinë, ku janë arrestuar 10 grekë dhe një shqiptar. Mediat lokale shkruajnë se grupi kriminal drejtohej nga një shqiptar 35-vjeçar i burgosur. Ai ishte arrestuar për trafik kokaine me 13 tetor 2017 në portin e Pireut. Sipas mediave greke vitet e fundit ky grup ka fituar mbi 200.000 euro nga trafikimi i drogës.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kg 615 gram kokainë, 750 gram përzierës, 59 mijë euro, 30.000 lek të reja shqiptare, dy kartëmonedha false 50 dhe 20 euro, 6 makina luksoze, 1 motor, 18 celularë, 3 libreza banke, 2 karta krediti etj.