Kapiteni i Fiorentinës dhe mbrojtësi i kombëtares italiane Davide Astori ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, bën me dije agjencia italiane e lajmeve ANSA, që shton se ende nuk dihet arsyeja e këtij arresti.
Agjencia konfirmon faktin, që 31-vjecari Astori ndodhej në dhomën e hotelit “La Moret”, së bashku me skuadrën, në pritje të ndeshjes së sotme me Udinezen, ndeshje që është shtyrë.
2 javë më parë, 31-vjecari ishte bërë baba.