Emine Alushi do të qëndrojë në arrest shtëpie. Është ky vendimi që ka marrë këtë të shtunë Gjykata e Shkodrës për mësuesen e Mesdresesë së këtij qyteti, e cila në një audioregjistrim të publikuar nga emisioni invetigativ “STOP”, shfaqej duke propaganduar pro ISIS.
E pyetur nga nxënësit, Alushi shprehej se i ashtuquajturi Shteti Islamik është organizatë e mirë që mbron myslimanët, por që luftohet nga shteti. Madje ajo e cilësonte Bin Ladenin si lider të mirë.
Alushi, e cila ishte mësuese zëvendësuese në Medresenë e Shkodrës, u arrestua mëngjesin e së enjtes, pas transmetimit të pamjeve në emisionin “STOP”, në Televizionin Klan