Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas vendimit “arrest shtëpie” të Gjykatës së Posaçme që u vendos për babain e tij.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Shkëlzen Berisha e ka cilësuar vendimin e GJKKO, si “kartolina e Ramës për Vitin e Ri”.
“Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!”, shkruan ai.
Gjykata e Posaçme vendosi ditën e sotme pranimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në “Arrest në Shtëpi”.