Kronikë

“Arrest me burg” për babë e bir që vranë Eglantina Bucin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:02 - 06/09/20 |
Opi Nion

Gjykata Tiranë ka vendosur ”Arrest në burg” për babain e Eglantina Bucit, Faik Bucin dhe vëllain e saj Shkëlzen Bucin.

Sipas hetimeve, vëllai i saj, Shkëlzen Buci është personi që ekzekutoi Eglantinën dhe e fshehu kufomën e saj në Malin me Gropa, ndërsa babai Faik Buci është organizatori i vrasjes.

Faik dhe Shkëlzen Buci nuk ia falnin kurrë Eglantinës faktin që kishte krijuar një lidhje intime me fqinjin dhe ishte larguar të jetonte me të.

Ata e akuzojnë atë për prostitucion, madje kanë tentuar disa herë që ta vrasin, por nuk kanë mundur, derisa i ngritën një kurth përmes mikut të tyre, të cilit i kërkuan të krijonte lidhje intime me të.

Miku i tyre tashmë është i penduari i drejtësisë dhe ka zbardhur detajet e ngjarjes së rëndë. Ai rrëfen se ka qenë shok me vëllain e Eglantinës, ndërsa shton se ka qenë dëshmitar në vrasjen e saj nga i vëllai.

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer me detaje vrasjen e 23-vjeçares si dhe njohjen e tij me Shkëlzenin, babain e tij Faikun por edhe me Eglantinën.

 “Unë jam mik me Shkëlzeën Bucin, për shkak të miqësisë me të jam njohur me babain dhe motrën e tij. Shkëlzeni më ka treguar se motra ishte larguar nga banesa me fqinjin e tyre, pa miratimin e familjes dhe kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga familja. Ata më kërkuan të kisha lidhje intime me Eglantinën pasi nuk po e gjenin dot. Në një moment e takova dhe në këtë moment Shkëlzeni u afrua me të motrën për pajtim siç më tha. Ndodhi një takim në afërsi të Kafes së Rremës, u takua me babain, vëllain, xhaxhain. Bashkë me të ishte dhe i dashuri. Është pirë një kafe pajtimi. Faik Buci i kërko i të fejoheshin zyrtarisht dhe të kishin marrëdhënie familjare. Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë Golf 2, ia kisha dhënë unë në përdorim. Një ditë më merr në makinë mua dhe motrën e tij. Shkëlzeni i tha po të dërgoj të pimë një kafe. Kur devijuam për nga Mali me Gropa ajo e kuptoi dhe filloi të qante i tha do martohen me këdo person që doni ju vetëm mos më bëj asgjë të keqe. Ai nuk foli. Kur arritëm tek vendi që e vrau e nxori me forcë nga makina, ajo qante. Ai e qëlloi me një plumb në fytyrë, pastaj edhe disa të tjera. Unë shtanga e kam mbajt brenda vetes këtë barrë se ajo bërtiti dhe kërkonte ndihmë. Pasi e vrau motrën telefonoi të atin dhe i tha: Puna u krye! Kur e mori vesh që isha unë me të në makinë Faiku kërkoi të më takonte. Më kërcënoi, më tha që do të hakmerren me mua nëse flas. Tani unë jam në burg dhe nuk mund ta mbaja këtë peshë”,- rrëfeu ai.

Pas