Kronikë

Arratisja e Edison Pulës, sharra që preu hekurat mund t’i ketë ardhur me dron



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 11/06/22 |
Opi Nion

Një dron mund të ketë ndihmuar Edison Pulën të arratisej nga burgu i Trevisos në Itali.  Mediat italiane shkruajnë se nuk kishte asgjë të improvizuar në arratisjen e të burgosurit të rrezikshëm, por gjithçka ka qenë e planifikuar mirë. Hetuesit tashmë janë bindur për këtë dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka pasur rrjedhje të informacionit në sistemin e sigurisë së burgut të Santa Bonës.  Po ashtu ata dyshojnë se 27-vjeçari shqiptar ka patur bashkëpunëtorë të jashtëm, të cilët e kanë marrë menjëherë pas arratisjes për ta transferuar në një vend të sigurt në pritje të qetësimit të ujërave.

Mediat italiane shkruajnë se në qeli me Edison Pulën ishte edhe një i burgosur tjetër i cili nuk pranoi të arratisej. Kjo sepse ai pothuajse e ka kryer dënimin dhe nuk donte të rrezikonte. Po të ishte kapur në tentativë, pozita e tij do të ishte përkeqësuar.

Të dy sharruan hekurat e qelisë dhe pasi krijuan një boshllëk të mjaftueshëm lidhën çarçafët si litar dhe u ulën poshtë. Për të prerë hekurat ata përdorën një sharrë hekuri elementare. Ndërkohë pyetja që ngrenë hetuesit në këtë pikë, është e qartë. Si hyri në burg një sharrë metalike? Do të ishte zbuluar nga sistemet e sigurisë të pranishme në burg.

Në këtë drejtim mediat italiane shkruajnë se një dron e ka transportuar sharrën brenda burgut.

Pas