Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arratisja e Ahmetajt, Berisha: Rama dhe ju funksiononi me moton ‘erdhëm, vodhëm, ikëm’

2023/07/20 at 1:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Arratisja e Ahmetajt, Berisha: Rama dhe ju funksiononi me moton ‘erdhëm, vodhëm, ikëm’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt, të cilët I ka cilësuar si “kriminelët e vërtetë të aferës se djegësit të Tiranës”.

Berisha akuzon mazhorancën se funksionojnë me moton “erdhëm, vodhëm, ikëm”, teksa ka thënë se arratisja e Arben Ahmetajt e dëshmon më së miri këtë.

Ndër të tjera, ai I ka bërë  thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen në protesta, pasi thotë se vetëm ata mund ta bëjnë drejtësinë në Shqipëri.

Afera e djegësave sipas Berishës është afera korruptive më e madhe e shekullit, ku qeveria shqiptare është dëshmuar në çdo nen të saj si një organizatë kriminale.

“Bashkëfajësia në mega-aferën korruptive me vjedhjen e shekullit e detyron Edi Ramën të mos qëndrojë dot në këtë sallë, në një moment ku nuk mund të ishte askund tjetër veçse këtu. Ne kemi kërkuar mocion pasi ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, është arratisur numri 2 i ekzekutivit shqiptar, pasi u thirr ngha organet e drejtësisë. Arratisja e tij dëshmon se ju funksiononi me moton, erdhëm, vodhëm, ikëm. Kjo moto i mbylli gojën Edi Ramës, para një akti turpërues për shtetin, para një akti, në të cilin Arben Ahmetaj faktoi plotësisht fajësinë e tij. Para një akti, para të cilit bosi i mafies qeveritare të plehut nuk dëshmon as ta shqiptojë njëherë të vetme në fjalën e tij 16 minuta. Në retorikën më hipokrite dhe më të paturpshme në historinë e vendit, Edi Rama u rrahu gjoksin shqiptarëve në një kohë kur zëvendësi i tij ia kishte mbathur përpara se prokuroria të dërgojë në parlament urdhrin për të marrë leje për arrestin e tij.

Pse ky zhvillim? Ky zhvillim ka vetëm një shkak dhe arsye: afera e djegësave është afera korruptive më e madhe e shekullit. Në këtë aferë, qeveria shqiptare është dëshmuar në çdo nen të saj, një organizatë kriminale. Në këtë aferë ka një përpjekje propagandistike për të folur për Mërtirin dhe Zoton, por këta emra kanë një qëllim, të mbrojnë dhe maskojnë pronarët e vërtertë të sipërmarrjes së djegësave. Edi Rama për sipërmarrjen e tij, dhe kurrë për të Zotos dhe Mërtirit, shkelmon strategjinë e hartuar me 4 milionë euro nga BE për trajtimin e plehrave. Edi Rama për ndërmarrjen e tij dhe jo për Zoton, mblodhi 12 zëvendësministra, 9 prej tyre patën kurajo të refuzonin këtë akt antiligjor. Pas kësaj, Edi Rama me Agaçin e tij thirrën një nga një dhe mblodhën firmat, dhe në kundërshtim me ligjin, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Duke shpallur mirënjohje për OLAF për zbulimin e Frida Gugales, i bëj thirrje të hetojë shkelmimin e strategjisë së mbetjeve dhe kalimin te ndërmarrja e Edi Ramës. Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe kurrë- dhe u lutem gazetarëve që të t’u thonë të vërtetën qytetarëve- Zoto e Mërtiri, ishin Edi Rama dhe Agaçi që caktuan Mërtirin dhe Zoton, dy njerëz që nuk ishin marrë kurrëme plehra, ligji i ndalonte të paraqiteshin për tendera. Edi Rama, Agaçi dhe ministrat e tij, jo vetëm përzgjodhën dy njerëz që nuk ishin marrë kurrë, por u dhanë pa garë, firmosën në kundërshtim me ligjin, që të marrin aferën 420 milionë, që tani rezulton 720 milionë euro. Edi Rama dhe Agaçi firmosën për kontratën me negociatë të mbyllur. Me një procedurë që e ndalon ligji. Ua them si ish-kryeministër se kryeministri ka përgjegjësi për çdo firmë që vendos, dhe firma e Edi Ramës për negociata të mbyllura, është firmë kriminale, është vepër penale e tij dhe Engjëll Agaçit dhe të gjithë atyre që e zbatuan. Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi janë kriminelët e vërtetë të aferës së djegësit të Tiranës.

Me koncesionin e Tiranës, kjo bandë, kjo kupolë e mafies, garantonte të bëhej miliardere jo vetëm vetë, por edhe pasardhësit e tyre. Duhej një koncesion me afat 30-vjeçar, me afat për t’u zgjatur, një koncesion sipas të cilit kontrata nuk mund të zgjidhej kurrë. Pse bëheni bashkëfajtor në një krim kolektiv? Ishte Erion Veliaj që fshihet si miu tani dhe përpiqet të hedhë fajin poshtë e përpjetë, që kaloi nga tender me prokurim publik në koncesion. Ishte Veliaj që dërgoi 4 letra në Ministrinë e Financave. Njërën e hodhi poshtë Shkëlqim Cani, tre i hodhi poshtë Ahmetaj, por në fund tha ‘no koment’ meqë është çështje e pushtetit vendor. Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj kanë kryer një krim të paimagjinueshëm. Prandaj nuk vjen dot ai se çdo vjedhje i duket pretencë.

A e dini se kjo zonja që rri këtu, për djegësin e Tiranës i çon një shkresë dhe i thotë se nuk mund t’i jepet bonus një kompanie që nuk ekziston. Edi Rama dhe Engjëll Agaçi i dhanë bonus kompanisë Integrated Energy, që nuk ekzistonte. Ajo u krijua vetëm 8 muaj më vonë. A keni ndërgjegje shoqërore ju? Pse bëheni bashkëfajtorë me mafien e plehrave?  A e dini ju se çfarë ka bërë Damian Gjiknuri? Ky zotëri, pasi i skadoi koha djegësit të Elbasanit, firmosin me Edi Ramën marrëveshjen e blerjes së energjisë për 30 vite.  Pra, qytetarë, ja pse nuk vjen Edi Rama, ja pse kërkojmë ne mocionin. Drejtësinë duhet ta bëni ju me protesta të fuqishme”, tha Berisha.


Etiketa: edi ramaparlamentsali berisha


Ju sugjerojmë

Tjetërsuan një godinë në hotel, pezullohen 7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës
Aktualitet

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar 54 kallëzime penale!

9 Maj, 2025 2:10 pm
“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë
Bota

“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë

9 Maj, 2025 2:09 pm
Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
Aktualitet

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

9 Maj, 2025 1:47 pm
4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

9 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
Bota

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

9 Maj, 2025 1:25 pm
UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
Bota

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

9 Maj, 2025 1:21 pm
PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime
Aktualitet

“Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”/Topalli: Manipulim masiv me votat

9 Maj, 2025 1:09 pm
Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë
Aktualitet

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

9 Maj, 2025 12:54 pm
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Aktualitet

Tentoi të përplaste me makinë vëllanë e tij, arrestohet 60 vjeçari

9 Maj, 2025 12:42 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë

9 Maj, 2025 12:39 pm
Para
I nxehti ekstrem, zjarrfikësit në Greqi luftojnë me flakët prej disa ditësh

I nxehti ekstrem, zjarrfikësit në Greqi luftojnë me flakët prej disa ditësh

Kërkohet në Kuvend nga opozita, Rama inspekton punimet në rrugën Orikum-Dukat (Video)

Kërkohet në Kuvend nga opozita, Rama inspekton punimet në rrugën Orikum-Dukat (Video)

Dialogu Kosovë-Serbi, përfundojnë pa sukses bisedimet në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, përfundojnë pa sukses bisedimet në Bruksel
















TE FUNDIT

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar 54 kallëzime penale!

Tjetërsuan një godinë në hotel, pezullohen 7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës
9 Maj, 2025

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar një përditësim zyrtar mbi kallëzimet dhe procedimet penale të regjistruara deri më 9 maj 2025...

Lexo më shumë

“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë

“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë
9 Maj, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një postimi në rrjetin social “X”,  bën me dije se ka biseduar disa herë me...

Lexo më shumë

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
9 Maj, 2025

Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që pas hapjes së negociatave për anëtarësim në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
9 Maj, 2025

Mbërrin baza materiale zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Pas mbërritjes së materialeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com