Një ushtar i Koresë së Veriut ka arritur të arratiset drejt Koresë së Jugut duke notuar për orë të tëra në lumin që ndan dy vendet. Mësohet se ushtari është i dezertuari i dytë brenda kësaj jave.
Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se ushtari ishte hedhur në një pjesë veçanërisht të ngushtë të lumit kishte përdorur shpatullat për ta ndihmuar të qëndronte në det.
Mendohet se ushtari është rreth të njëzetave dhe është gjetur në perëndim të kryeqytetit koreanojugor të Seulit.
Javën e kaluar, një tjetër ushtar i Koresë së Veriut u arratis përmes kufirit që ndan dy vendet.
Ushtari kishte bërtitur një marinse të Koresë Jugore: “Mos më vrisnin, kam ardhur këtu si i dezertuar.”
I dezertuari tani do të merret në pyetje nga zyrtarët e ushtrisë koreanojugore