Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Arratiset” me një djalë, sajon rrëmbim nga femra të maskuara

2016/09/18 at 7:50 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Arratiset” me një djalë, sajon rrëmbim nga femra të maskuara

Frika ndaj reagimit të babait për largimin e saj pa adresë nga shtëpia ku banonte në Greqi dhe përpjekja për të mbuluar “arratinë” me një djalë, ka shtyrë një 18­vjeçare të krijojë një skenar pengmarrjeje. Historinë imagjinare, ku rrëmbyeset ishin dy femra të maskuara, ajo e ka rrëfyer para oficerëve të Policisë Gjyqësore, pasi më herët familjarët kishin denoncuar zhdukjen e saj, shkruan “Panorama”.


Ngjarja e ndodhur në shkurt të këtij viti nuk ka përfunduar bukur për 18­vjeçaren B. D., e cila është proceduar penalisht për akuzën e “deklaratave të rreme para oficerit të Policisë Gjyqësore”. Pak ditë më parë ajo është deklaruar fajtore dhe është dënuar me 50 mijë lekë gjobë. Sipas vendimit të gjykatës, historia ka nisur në fund të janarit, kur babai i 18­vjeçares ka kallëzuar në Policinë e Tiranës zhdukjen e vajzës së tij në shtetin grek, ku ajo jetonte prej gati një viti. Disa ditë më vonë, vajza është kthyer në familjen e saj në Tiranë. Për shkak të denoncimit të bërë për zhdukjen e saj, e reja është paraqitur në komisariatin ku u regjistrua denoncimi, për të dhënë shpjegime. Në deklarimet e dhëna prej saj ajo ka pohuar mes të tjerash se kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në supermarket, kur ishte rrëmbyer nga dy vajza të panjohura. Sipas 18­ vjeçares, dy vajzat e kishin hipur në një makinë me forcë dhe e kishin dërguar te një banesë e panjohur për të. “Aty ato e kanë mbajtur për 9 ditë rresht duke i dhënë bukë e ujë dhe se nuk kanë bërë asnjë lloj komunikimi. As kanë ushtruar dhunë dhe as ndonjë veprim tjetër nuk kanë kryer ndaj saj.

Gjithashtu, shpjegon se vajzat rrëmbyese kanë qenë me maska dhe se nuk i njeh ato. Po këto vajza, pas 9 ditësh e kanë liruar duke e dërguar te stacioni i autobusëve për në Shqipëri dhe ajo është kthyer në shtëpi”, citohej deklarimi i rremë i të resë në vendimin e gjykatës. Gati një muaj më vonë, 18­vjeçarja është paraqitur sërish para Policisë Gjyqësore, ku ka dhënë deklarimet të kundërta me ato të dhëna më herët prej saj. Ajo ka shpjeguar se e vërteta është se është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia dhe ka qëndruar me një djalë, të cilin nuk ka dëshiruar ta identifikojë. Sipas vendimit, deklarimet e rrema të bëra në Polici më datë 23.02.2016 i motivon me faktin se ka pasur frikë nga babai i saj, i cili është fanatik dhe mund ta ndëshkonte atë.

Etiketa: arratisjerrëmbim


Ju sugjerojmë

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin
Bota

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin

30 Shtator, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 shtator 2025

30 Shtator, 2025 8:00 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Shtator, 2025 7:58 am
Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
-U tha në Opinion

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

29 Shtator, 2025 11:16 pm
I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
Bota

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

29 Shtator, 2025 10:31 pm
Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
Bota

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

29 Shtator, 2025 10:22 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

29 Shtator, 2025 9:29 pm
Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

29 Shtator, 2025 8:12 pm
Para
Ekskluzive/ Bora Kokëdhima zbulon detajet e fejesës, unazën e diamantit, të ftuarit dhe arsyen pse e organizoi festën në Qeparo

Ekskluzive/ Bora Kokëdhima zbulon detajet e fejesës, unazën e diamantit, të ftuarit dhe arsyen pse e organizoi festën në Qeparo

Paloka: Dibra overdoza e Ramës

Paloka: Dibra overdoza e Ramës

Saimir Kodra: Ja çfarë nuk i kam thënë kurrë bashkëshortes sime!

Saimir Kodra: Ja çfarë nuk i kam thënë kurrë bashkëshortes sime!
















TE FUNDIT

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin
30 Shtator, 2025

Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur planin e ri të paqes të SHBA-së për Gazën, ndërsa Presidenti...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 30 shtator 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
30 Shtator, 2025

Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
30 Shtator, 2025

Dashi Edhe pse nuk do keni aspak debate dhe mosmarrëveshje ne çift gjate kësaj dite, serish nuk do ndiheni aq...

Lexo më shumë

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
29 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke analizuar shkakun e kësaj rritje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com