Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arratia e kryebashkiakut/ Flet e shoqja: Ja pse nuk dorëzohet Hasan Halili

2016/06/01 at 8:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Arratia e kryebashkiakut/ Flet e shoqja: Ja pse nuk dorëzohet Hasan Halili

Hasan Halili ka drejtuar Bashkinë e Kukësit nga viti 2007 deri në vitin 2013 si përfaqësues i PD. Në vitin 2013 ai shpalli largimin nga PD dhe ju bashkua LSI­së. Kjo duket se ka zgjuar një valë hakmarrje nga deputeti i Kukësit, Flamur Noka, kundër tij. Gruaja e tij, Besa Halili, thotë në një intervistë për gazetën TemA, se akuzat ndaj tij janë të montuara dhe banale, dhe se pesonat përgjegjës, aq sa janë përgjegjës, janë ende në punë në Bashkinë e PD, të patrazuar nga drejtësia.


Bëhet fjalë për akuza rreth mënyrës se si Bashkia ka financuar ekipin e Kukësit, ku sipas saj, nga KLSH nuk janë konsideruar as vepër penale.Çfarë po ndodh me akuzat ndaj burrit tuaj?

Për ironi të fatit, burri po akuzohet më shumë në shtyp se sa para drejtësisë, për gjëra të cilat janë tërësisht montime, që shumë shpejt do të bien. Por duket se ka një gjenerator që ushqen përditë shtypin me akuza të sajuara, fakte të sajuara, detaje të sajuara, herë me një foto e herë me ndonjë deklaratë të dikujt që as që e di që ka dalë në gazetë. Është një situatë e vështirë për t’u përballur emocionalisht, por jemi të qetë shpirtërisht dhe besojmë se çdo gjë do zgjidhet.

Pse jeni kaq të sigurtë që burri juaj është i pafajshëm nga akuzat për shpërdorim detyre?

Ne jemi një familje që nuk i kemi bërë keq askujt dhe kemi një traditë në administratën shtetërore. Nuk kemi asnjë çështje të ngritur kundër nesh më parë për ndonjë krim apo shpërdorim detyre. Punojmë prej 30 vitesh dhe jetojmë me djersën tonë. Kemi tre femijë dhe jemi munduar t’i edukojme dhe ata kane marre drejtimin e familjeve te veta dhe punojnë dhe kontribuojne pa patur me te voglin shqetësim, si në shoqëri, ashtu dhe në administratë.

Nga puna e bere ne vite kemi nje shtepi ne lagjen Nr. 5. Në Kukes, ku në katin e pare ndodhet banka ku unë punoj dhe drejtoj prej 10­ vitesh. Kemi po ashtu dhe një lokal të thjeshtë dhe të gjitha këto janë ndertuar perpara se bashkeshorti im të bëhej kryetar bashkie më 2007. Te gjitha pasurite tona jane te deklaruara dhe te argumentuara. Prona jonë e fundit e blerë ishte në vitin 2005 ne Golem, nje apartament 2+1, pra dhe ajo para se të bëhej kryetar bashkie.

Si e morët vesh se burri juaj po hetohej dhe ju pre urdhër arresti?

Një ditë trokitën në derë 9 policë dhe kontrolluan çdo cep të shtëpisë, pa na dhënë asnjë informacion se çfarë kishim bërë. Ju kërkova një dokument identifikimi dhe një autorizim për kontroll, se po shkelnin dhe shkatërronin pronën tonë. Më zgjasin një vendim gjykate dhe asnjë dokument tjetër. Në ate dokument shkruhej për ndalim te bashkeshortit.
Unë ju tregova se ai nuk ndodhej në shtëpi, sepse ashtu ishte e vërteta. Pas kësaj marrim informacion se jane ndaluar edhe persona të tjerë, të cilët po nga kjo gjykate lirohen nje dite me vone.

Përse akuzohet bashkëshorti juaj?

Sa i përket çështjes për të cilën bashkëshorti im akuzohet, ajo nuk është cilësuar veper penale nga KLSH, e cila ka ushtruar kontrollin e saj në vite në Bashkine Kukes dhe te fundit e ka bere me akt­kontrollin e dorëzuar me 25.07.2015. Po të njëjtën çështje e kanë kontrolluar shumë specialistë kontabël, ku zoterinjtë prokurorë nuk kanë marrë mundimin të bëjnë zbardhjen e saj sipas ligjit, por me keqdashje ata baltosin e bëjnë mediatike dhe shkruajnë pafund mbarë e mbrapshtë, vetëm e vetëm se z.Hasan Halilaj ju prish pune në politikë.

Ju lutem më tregoni se cilën rruge të ndjekim ne si familjarë, njerëz të thjeshtë, drejtues institucionesh private shumë të sukseshme, popull i thjeshtë që i ka hyre thika ne kockë nga arrestimet e bujshme dhe lirimet sipas ngjyrimeve politike. Hasani akuzohet pse ka financuar ekipin sportiv të Kukësit dhe ka bërë manovrime me fonde brenda Bashkisë në favor të klubit, gjë që e ka bërë tradicionalisht kjo bashki dhe bashki të tjera në vend. Nuk ka lidhje as me shpërdorim fondesh, as me ndonjë korrupsion. Akuzat e tjera janë akuza që i dëgjojmë nga politika.

Kush e sulmon politkisht burrin tuaj?

Në krye të fushatës denigruese është Flamur Noka, deputeti i PD­së, i cili e ka pas problem prej kohësh Hasanin. Flamur Noka shpif në cdo vend, në cdo tavolinë kudo ku takon njerëz, duke akuzuar dhe ne fushatë, që gjoja kemi pallate, banka, prona etj, shpifje për të cilat Hasani iu drejtua kesaj gjykate dhe kjo gjykate qe na bën terror ne, pa kursyer asgje, na survejon, na shoqëron ku hyjmë e dalim me roje te dera e shtepise, që nuk na i ka zene syri kurre! Padinë kundër Nokës na e kthyen se thanë nuk është kompetencë e jona për gjykim, duhet të shkojë në Tiranë. Si përfundim çështja u mbyll se u quajtën deklarata fushate dhe nuk paska ligj t’i dënojë ato, kurse për shpifjet e Nokës paska ligj dhe shpallet në kërkim Hasani.

Përse nuk dorëzohet Hasani para gjykatës?

Ciles gjykate t’i besojmë, asaj që komandon Noka dhe që ka ngritur gjithë këto akuza të montuara? Sot brenda në qelitë e burgut ndodhet një invalid, z.Lek Deda dhe jashtë janë ato punonjës qe dje ishin drejtorë Tatimesh të Kukësit, ndërsa sot jan ne administraten e kësaj bashkie po drejtorë tatimesh. Pra cilën të besojmë, me thoni ju lutem. Kjo pra është arsyeja që ne nuk kërkojmë të dorëzohemi në këtë gjykatë dhe do vërtetojme gjithçka me fakte shume shpejtë. Këtu janë përzjerë vlerat me plehrat dhe tentojnë të na devijojnë rrugën dhe ne.

Por shumë shpejt besoj që do t’ia dalim. E gjitha është një hakmarrje nga disa njerëz të drejtësisë në Kukës që komandohen ende nga Flamur Nokës ndaj Hasan Halilit. Gjykata komandohet prej tij! Flamur Noka, i cili duhet të sqarojë një herë punët e tij para shqiptarëve dhe çfarë ka firmosur në Prizren më 1991 në zyrat e UDB, para se të merret me firmat dhe drejtimin e bashkisë nga burri im.



Ju sugjerojmë

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca

12 Qershor, 2025 12:49 pm
34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve
Aktualitet

34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve

12 Qershor, 2025 12:48 pm
I vodhi grekut 40 krerë bagëti dhe i solli në Shqipëri, kapet çobani
Aktualitet

Murtaja e bagëtive të imëta në Shqipëri/Ministria e Bujqësisë: 4 vatra të…

12 Qershor, 2025 12:39 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale

12 Qershor, 2025 12:32 pm
Pavarësia e Kosovës, Presidenti Begaj: Pjesë e themelit të paqes në rajon, shtyllë e sigurisë evropiane
Aktualitet

Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

12 Qershor, 2025 12:23 pm
Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…
Sport

Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…

12 Qershor, 2025 12:22 pm
“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!
Aktualitet

“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!

12 Qershor, 2025 12:13 pm
Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti
Kronikë

Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti

12 Qershor, 2025 12:06 pm
I ra infarkt duke notuar dhe u mbyt, vdes 53-vjeçari në plazhin e Palasës
Aktualitet

Humb jetën pushuesi në plazhin e Qerretit

12 Qershor, 2025 12:00 pm
Kantieri i rrugës Tiranë-Ndoq/Rama: Realizimi fizik i punimeve është në masën 38%
Aktualitet

Kantieri i rrugës Tiranë-Ndoq/Rama: Realizimi fizik i punimeve është në masën 38%

12 Qershor, 2025 11:44 am
Para
Ja si do të jetë moti gjatë kësaj jave

Moti: Rikthehen reshjet e shiut?!

Horoskopi 13 janar

Horoskopi, 1 qershor

Thonjtë fallco – një burim i rrezikshëm infeksioni

Forma e thoit tregon personalitetin tuaj

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca
12 Qershor, 2025

Në Apelin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u zhvillua procesi gjyqëson ndaj kopshtarit, Festim Bexhdili, lidhur me...

Lexo më shumë

34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve

34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve
12 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shkruar një mesazh urimi për 34 vjetorin e themelimit të PS. Në këtë postim...

Lexo më shumë

Murtaja e bagëtive të imëta në Shqipëri/Ministria e Bujqësisë: 4 vatra të…

I vodhi grekut 40 krerë bagëti dhe i solli në Shqipëri, kapet çobani
12 Qershor, 2025

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar shpërthimin e murtajës së bagëtive të imëta në katër vatra të ndryshme...

Lexo më shumë

Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale

Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale
12 Qershor, 2025

Kolegji Zgjedhor, ka rrëzuar ditën e sotme, kërkesën e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore, Ilir...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com