Këshilli i Bashkisë së Himarës ka zgjedhur me 12 vota pro dhe 9 kundër drejtuesin e komanduar të Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano.
Ky i fundit u zgjodh me 12 vota pro pasi Pjervin Gjikuria u tërhoq nga gara.
Kujtojmë se dy ditë më parë la postin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala.
Bala e dorëzoi detyrën, rreth dy muaj pasi e kishte marrë.
Në letrën e saj të dorëheqjes, ajo shkruante se detyrën po e linte për “për arsye personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë.”