Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arnimi Normativ

2016/09/08 at 11:17 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Taksë e re për shtëpitë, 50 milionë euro të tjerë nga xhepat e qytetarëve!

Nga Jorida Tabaku 


Sot dua ta nis fjalën time me disa komente rreth asaj që po përjetojnë maturantët, që kanë ditë që jetojnë me ankthin, makthin e stresin e të drejtës së studimit. Kam qënë ndër të parat që kam kundërshtuar Ligjn e Arsimit të Lartë, para se ta kundërshtonte dhe forca ime politike, sepse kam parashikuar atë që ka ndodhur sot.

Një sistem të cilit i ndërrohen rregullat në mes të lojës, një sistem që nuk është transparent, një sistem që eleminon dhe heq të drejtën 90% në këtë fazë, duke i detyruar të shkojnë dhe të regjistrohen tek universitetet private, nuk është i drejtë.

Kjo ndodhi si rezultat i mungesës së akteve nënligjore, si rezultat i përcaktimit të kritereve mbasi maturantët kishin zgjedhur e kjo ndodhi sepse kishte mungesë totale transparence. Unë as kam përdorur e as do të përdor askënd për qëllime politike, por të na thonë mjeshtrat e propagandës ne që po përdorim maturantët kjo më duket hipokrizia më e madhe. Këta që nuk kanë lënë rast pa përdorur nga griselda deri tek fëmijët që mban në krah përditë kryetari i bashkisë, këta janë të fundit që duhet të flasin.

Unë mund të mendoj cdo gjë, por ajo sjellje e djeshme kur minsitrja i qeshte maturantes që i dridhej zëri, nuk mund ta konceptoj atë arrogancë. Për këtë arsye, sqaroni studentët se cdo të ndodhë, përshtatini rrregullat e lojës me kërkesat e studentëve dhe respekto të drejtën e tyre legjitime për arsim publik falas. Mos i shty tek privati!

Nuk kam pasur as më të voglin dyshim, që në fillim të këtij viti, se në shtator do të gjendemi përballë një Akti Normativ që shkurton detyrimet e qeverisë karshi qytetarëve, ul qëllimisht mbledhjen e të ardhurave dhe prodhon një arnim buxhetor justifikues. Për të gjitha ato dështime tre vjeçare që ju si qeveri heshtni dhe nuk keni guximin jo vetëm të na ktheni përgjigje por edhe të ballafaqoheni me shifrat.

Kam pritur me shpresën se në fjalitë e ministrit të financave dikur dhe atij aktualit të lexoja një mënyrë se si duhet të dalim nga kjo humnerë ekonomike dhe financiare që është zhytur vendi. Por asgjë, vetëm propaganda e rradhës! Por dëgjova sot ministrin e financave që tha që e sheh varfërinë në sy! Po në sy ta shohë se kurrë në 15 vite nuk ka qënë paga reale me ulje, kurrë nuk ka qënë paraja në qarkullim kaq e vogël sa këtë vit, kurrë nuk ka qënë TVSH në rënie, taksa që tregon konsumin.

Familjet e shqiptarëve dhe ekonomia jonë e përbashkët po paguan sot këmbënguljen e verbër edhe aspak të bazuar në shifra se vendi po zhvillohet përmes politikave fiskale dhe ekonomike të zbatuara prej jush. E në të njëjtën mënyrë do të vazhdojë të paguajë edhe pas këtij Akti Normativ, që e kam quajtur më parë një Arnim Normativ! Jo vetëm sepse rishikimi i buxhetit nuk përmbush për të disatën herë kërkesat dhe nevojat për të kryer një Akt Normativ, por mbi të gjitha se argumentet e zbardhura në relacionin e paraqitur në kuvend bien ndesh me të dhënat e rishikimit të buxhetit.

Më konkretisht; shkruhet në relacion se kërkohet përshpejtimi i projekteve ndërkohë që thuajse të gjitha zërat e buxhetit janë rishikuar me ulje në fushën e investimeve. Investimet në Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë ulur me 2.15 mld lekë, gati 30% të shumës së akorduar në buxhetin e fillim vitit. Investimi në Arsimin bazë është ulur në 34 mln lekë, në kujdesin parësor është ulur me 35% ndërkohë që në përmisimin e shërbimit kombëtar të urgjencës me 47%. Paratë që qeveria do të lëvrojë për mbështetjen e zhvillimit ekonomik janë 26% më të ulëta, ndërkohë që ekonomia e vendit ka mbetur në stanjacion dhe eksportet kanë rënë ndërsa bizneset mbyllen si dhe investimet e huaja bien.

Paratë që kryeministri premtoi për stimulimin e ekonomisë sot janë shndërruar në palma apo fasada godinash të cilat nuk i shërbejnë askujt përpos ministrave por edhe bizneseve pranë qeverisë që marrin qokën e radhës. Në fund të ditës, ky Akt Normativ do të ulë shpenzimet edhe investimet kapitale dhe këtë ulje e justifikon si rritje të investimeve. Diçka e padëgjuar akoma, por duhet të kini durim “Nuk keni parë asgjë, akoma!”

Megjithëse relacioni pretendon se do të ketë investime, nuk kemi të bashkangjitur me këtë ndryshim buxhetor një investim të vetëm, që të vërtetojë apo rrëzojë këtë Akt Normativ. Kjo qeveri e rifreskuar, sikundër edhe qeveria e pa rifreskuar, të përbashkët me buxhetin kanë formën pa brendësi…fasadën pa bërthamë…investime në letër dhe asnjë projekt konkret.

Sot, ky Akt Normativ nuk jep asnjë përgjigje për ato qytetarë dibranë siç nuk jep përgjigje për asnjë shqetësim të shqiptarëve. Pensionistëve të Dibrës por edhe gjithë Shqipërisë nuk do t’i rritet pensioni, të punësuarve nuk do t’u rriten pagat dhe megjithëse vendi vazhdon të vuajë pasojat e një politike plaçkitëse të qeverisë mbi bizneset dhe qytetarët. Aq sa kjo e fundit jo vetëm i ka arrestuar për një faturë të papaguar të dritave edhe kur i ka mbifaturuar, por nga ana tjetër u ka ulur fondin e ndihmës ekonomike, u ka ulur me 10% fondin e pagesës së papunësisë megjithëse numri i të papunëve sipas të gjitha statistikave nuk ka rënë.

Ky arnim buxhetor i ngjan kësaj radhe asaj shprehjes së urtë popullore “shqepe një jorgan për të arnuar çarçafin” kaq e paaftë është kjo qeveri. Në buxhetin e parë të vitit kishte shënuar shifrën më të ulët në këtë dhjetë vjeçar sa i takon investimeve publike. Kishte buxhetuar 59 mld lekë për projekte të vogla ndërsa pjesën tjetër për rikonstruksion godinash të administratës. Asnjë kacidhe për investimet në shërbim të komunitetit, asnjë para në shërbim të taksapaguesve që i keni rritur taksat dhe tatimet. Edhe sot me këtë arnim vazhdoni po të njëjtën skemë, keni rritur me 68 punonjës administratën e Kryeministrit për të ulur me 100 mln lekë fondin e papunësisë.

Ndërkohë që investimet në shërbime i keni transformuar në “investime në makijazh” dhe të tjera lukse të padobishme sot për ekonominë tonë, duke vazhduar të jenë burim të ardhurash për klientët tuaj, kurse shqiptarëve do t’i shkurtoni 730 mln lekë shpenzime kapitale sa i takon investimeve. Ky është realiteti i vërtetë i shqiptarëve në çdo qytet të vendit. Realiteti i asaj që pashë në Dibër pak ditë më parë, ku shihje ministrat e një qeverie të lodhur e të zgërlaqur por ende të frymëzuar për të gënjyer edhe të uritur për të vjedhur, të cilët nuk dinin të jepnin përgjigje se pse dibranët sot nuk kanë të përfunduar rrugën e Arbrit. Pse ende duhet të emigrojnë edhe të jetojnë me remitancat? Pse detyrohen me dhunë të japin parcelat e tokës për mafiozët e lidhur me qeverinë dhe drogën? E çfarë përgjigje mund të merrnin ato nga një grup ministrash dhe deputetësh që përpiqen të mbulojnë pisllëqet e njëri tjetrit?

Çfarë përgjigje mund të japë ministri i punëve vendore ku buxheti për njësitë vendore me Aktin Normativ është ulur me 1.25 mld lekë? Sot Akti Normativ nuk i jep përgjigje edhe as zgjidhje problemit të zhdukjes së investimeve në ekonomi! Bankat e nivelit të dytë vazhdojnë të japin më pak kredi për bizneset, vetëm në korrik 2016 kanë dhënë 1.7% kredi më pak tek bizneset në krahasim me vitin e shkuar dhe ky trend është në rënie edhe në krahasim me muajin paraardhës.

Kjo qeveri nuk i ka dhënë ende zgjidhje problemit të Kredive të Këqija që kanë shkuar prapë 21.5% nga 19.96% që ishin në qershor. Njësoj si një vit më parë, nga bankat e nivelit të dytë janë 2.36 mld euro që janë larguar, para që mund të kishin ndihmuar bizneset për të investuar dhe për të rritur punësimin. Mundësi për investime që biznesi vendas nuk i shfrytëzon dot sepse është ngarkuar me taksa dhe me borxhe. Mundësi për të zhvilluar më tej ekonominë dhe për të rritur punësimin, por që biznesi nuk i shfrytëzon dot sepse besimi i tij për zhvillimin ekonomik të vendit ka rënë. Nuk i merr dot këto hua sepse nuk ka për t’i investuar dot në një shtet ku norma e taksimit është e lartë dhe për pasojë prodhon një detyrim tatimor të bizneseve më të lartë. Këtë vit detyrimi tatimor vetëm i bizneseve të mëdha është 57 mln euro më i lartë se sa vjet.

Mirë kjo, por pasi qeveria ia ka larë xhepat mirë e mirë biznesit, vazhdon të propagandojë duke spekuluar se po përdor gjithë mekanizmat ekonomikë dhe fiskalë për të penguar zhvillimin e një tregu të lirë. Me frikën se bizneset qeveritare nuk do të munden të operojnë në një ambient të tillë, ku do të jetë konsumatori që vendos. Janë 2.36 mld euro që janë larguar vetëm këtë vit nga Shqipëria ndërsa qeveria e Shqipërisë ka taksuar me 450 mln USD bizneset dhe shqiptarët në këto tre vjet, duke paralizuar totalisht një ekonomi të brishtë.

Akti Normativ, nuk i jep përgjigje problemeve më jetike të një vendi që po degradon nga një ekonomi e lirë në një ekonomi kanabisi! Dështon t’i kthejë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve që ngrihen sa herë që sheh të dhënat ekonomike dhe fiskale të një qeverie të zhytur ne korrupsion dhe abuzime. Një akt normativ, që as plagës së kontrabandës dhe mosrealizimit nuk i jep zgjidhje, që prodhon një buxhet po aq personal sa të mëparshmit, që ka hallin të kënaqë narcizmin e një kryeministri që ka veten para të gjithëve. Që nuk shtron qoftë edhe një km asfalt por që betonon qytete që rilindja pasi i vdiq duke i çuar banorët në emigracion i varros me beton.

Një akt që tregon edhe ndër të tjera paaftësinë e një qeverie që me gjasme do na hynte në historinë e progresit të vendit. Një vit më parë, ministri i financave kur u pyet për heqjen e TVSH-së nga siguracionet, u përgjigj me bindje absolute se çmimet e siguracioneve do të bien. Çmimet nuk ranë, sot qeveria përdori një manovër tjetër, bamirësinë që e shiti dje po e anulon sot, duke rritur primin me nga 3% në 10%. Kompanitë e sigurimit që dje nuk ulën çmimet sot duan t’i ngrejë ato dhe qeveria e bamirësisë dje vazhdon të heshtë edhe sot. Ajo hesht sa herë qytetarët keqtrajtohen sidomos nga kompanitë rreth saj!

Prandaj ekonomia rilindase sot është si mos më keq, kurse politikat fiskale rilindase kanë dështuar; kemi taksat më të larta në rajon sa i takon vendeve kandidate, kemi mbledhjen e të ardhurave të barabartë në mos më të ulët se sa periudha e taksimit të sheshtë, kemi probleme me strukturën ekonomike dhe mbi të gjitha kemi një nivel të lartë evazioni fiskal. Kjo është Shqipëria që sot duhet të kishin parë rilindësit socialistë, vendi në të cilin jetohet për një risk bukë, ku buxheti i shtetit arnohet për kënaqësitë e oligarkëve dhe kryeministrit ndërsa e mira jonë e përbashkët, biznesi dhe liria e gjithsecilit zhvlerësohet.

Shqiptarëve që iu premtua rroga e 13 sot u mbaron rroga që në ditën e 13 të muajit, të cilëve po u pritet edhe ndihma ekonomike. Ndërsa të rinjve po u mësohet me detyrim e përcaktim se sipërmarrja më e pranueshme sot është droga. Shqipëria ku maturanti nuk ka të drejtë të zgjedhë shkollën e lartë por është qeveria që ia zgjedh atij. Vendi ku maturantët e ekselencës mbeten jashtë dyerve të fakulteteve sepse një ministri e paaftë dhe një qeveri dashakeqëse sollën në jetë Ligjin e Arsimit të Lartë dhe të cilin e lanë sakat pa e plotësuar me akte nënligjore. Të rinj që shtyhen përditë të largohen nga një vend dhe nga një qeveri që tallet me to, njësoj siç është tallur ministria e arsimit dje dhe kryeministri Rama. Që përditë prodhon skandale nga parcelat e drogës që rriten me progresion aritmetik e deri tek parcelat e injorancës që kanë zënë rrënjë.

Një qeveri që po dështon jo vetëm ekonomikisht por edhe për të ardhmen e këtij vendi. Po vidhni rinisë të ardhmen e tyre. Prandaj sot, nga kjo foltore, njësoj si para disa ditësh në Dibër dua t’i them se zotimi i Partisë Demokratike do të jetë krijimi i një modeli ekonomik të bazuar në tregun e lirë dhe sipërmarrjen, në një sistem taksash më të ulëtin në rajon, që do të japë mundësi bankave të mundësojnë kapital për investitorët.

Ndërtim të një strukture ekonomike jo të bazuar në ekonominë e drogës rilindase, por në sektor kompetitivë që sot po lihen në mëshirën e fatit nga një qeveri e paaftë dhe hajdute. Një model i cili do të kërkojë jo vetëm një ndryshim rrënjësor në perceptimin mbi ekonominë por njëkohësisht dhe implementimin e politikave ekonomike dhe fiskale, ndërtimin e infrastrukturës rrugore si dhe rregullime financiare që do të mundet t’i japin gjallëri një ekonomie me një rritje anemike nën 2%.

E mbi të gjitha, një zotim për të prodhuar një përgjegjësi fiskale që duhet të na nxjerrë nga ky batak që ka rënë ekonomia jonë. Në një betejë të pakompromistë përballë bizneseve që duan të fshehin shtetin. Në një betejë për të rregulluar të gjithë ato komponentë makroekonomik me të cilët rilindja ka vendosur të luajë duke abuzuar pafundësisht me to në katër vjet.

E në fund, dua t’i drejtohem me dy fjalë maturantëve të Shqipërisë, të rinjve të një vendi të vuajtur dhe të zhgënjyer që kryeministri Rama ka më shumë qejf t’i tallë se sa t’i trajtojë me dinjitet. I drejtohem Elsës, Megit, Erës maturante të shkëlqyera sikundër dhe maturantëve të tjerë, viktima të një procesi të mbrapshtë, që më kanë shkruajtur dje e më kanë kërkuar t’i mbështes: Zotimi im personal por edhe i Partisë Demokratike është angazhimi i qeverisë së ardhshme për ta zhbërë këtë gjasme reformë që ka prodhuar këtë katrahurë tek e ardhmja e vendit. Do të jenë studentët që do të zgjedhin fakultetin që duan të ndjekin, jo qeveria edhe as universitetet private që bëjnë ndere pranë qeverisë. Duhet të bashkohemi për t’i dhënë fund një herë e mirë të ashtuquajturës rilindje që po rivdes rininë dhe ekonominë e vendit tonë.

 

Etiketa: jorida tabaku


Ju sugjerojmë

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin
Bota

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin

4 Qershor, 2025 6:21 pm
Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

4 Qershor, 2025 5:59 pm
Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë
Rajoni

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë

4 Qershor, 2025 5:48 pm
Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
Aktualitet

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

4 Qershor, 2025 5:28 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Politikë

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

4 Qershor, 2025 5:27 pm
Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi
Aktualitet

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi

4 Qershor, 2025 5:18 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Tarifat e SHBA: Alarm në fabrikat gjermane të çelikut

4 Qershor, 2025 5:15 pm
Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

4 Qershor, 2025 4:51 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Para
Foto/“Truproja më e bukur në botë”

Foto/“Truproja më e bukur në botë”

Mundësia e dytë, SHBA shpall fitues të rinj të llotarisë amerikane

Lotaria amerikane, Ambasada e SHBA: Do të ketë fitues të rinj

Meta 60 minuta takim me Bashën: Vettingu nga nesër në komision

Eni Vasili: Ilir Meta vendos këtë javë, a do jetë në koalicion me PD në zgjedhjet e 2017-ës
















TE FUNDIT

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin
4 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbuluar para gazetarëve propozimin e delegacionit ukrainas në takimin me negociatorët rusë. Zelensky u...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
4 Qershor, 2025

Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit Duka dhe FSHF-së në kuadër të organizimit të suksesshëm...

Lexo më shumë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë
4 Qershor, 2025

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën 17 persona nën dyshimet...

Lexo më shumë

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
4 Qershor, 2025

“Siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës do të jetë prioritet edhe këtë sezon veror. Bashkia ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com