Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ARMO po shitet sërish? Ja kush është kompania britanike që kërkon rafinerinë e falimentuar të naftës

2018/02/05 at 3:24 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
ARMO po shitet sërish? Ja kush është kompania britanike që kërkon rafinerinë e falimentuar të naftës

Allum Enterprises është kompania që pritet të blejë rafinerinë e naftës ARMO nga Banka Credins. Banka Credins është në finalizim të transaksionit të shitjes së pasurive që ajo zotëronte në rafinerinë e ARMO. Kompania britanike Allum Enterprises rezulton se ka hyrë në një marrëveshje siguruese me Bankën Credins për shumën 2.3 miliardë lekë, ose rreth 17 mln euro.


Në nëntor të vitit 2017, në QKB është depozituar marrëveshja siguruese, e lidhur midis “ALLUM ENTERPRISES LIMITED” (barrëdhënësi) dhe shoqërisë “BANKA CREDINS” sh.a, (barrëmarrësi), me objekt: Krijimi i një barre siguruese mbi pasuritë e luajtshme te barrëdhënësit, si garanci për huanë e akorduar nga “BANKA CREDINS” sh.a., mbi objektin e mëposhtëm: Barrëdhënësi shoqëria “ALLUM ENTERPRISES LIMITED”, vendos barrë mbi 100% të kuotave që zotëron në shoqërinë “ALLUM ENTERPRISES” sh.a.

Allum Enteprises sipas ekstraktit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit është krijuar në gusht në vitit 2017 dhe pronari i saj është ALLUM ENTERPRISES LIMITED, një kompani e regjistruar në Angli në qershor të vitit 2017. Aktiviteti i saj është “agjentë të përfshirë në shitjen e karburanteve, metaleve dhe produkteve kimike”. Aksionerët realë nuk bëhen të ditur në të dhënat e kompanisë, por vetëm për adresën e saj. Në internet për këtë kompani nuk gjendet asnjë informacion, duke qenë sërish në linjën e sipërmarrjeve offshore që kanë shfrytëzuar ARMO-n. Administrator i Kompanisë është Jeton Bajrami.

Marrëveshja me bankën

Marrëveshja ndërmjet bankës Credins dhe Allum Enteprises krijon një barrë siguruese mbi pasuritë e luajtshme të Barrëdhënësit si garanci për huanë e akorduar nga Banka Credins në bazë të kontratës së kredisë afatgjatë nr. 5828 me kredimarrës shoqërinë tregtare Allum Enteprises në shumën 2,267,000,000.

Shoqëria tregtare Allum Enterprises Limited vendos barrë siguruese në mbi 100 për qind të aksioneve dhe të drejtave që lidhen shoqëria ALLUM zotëron. Barrëdhënësi siguron Allum Enteprises së lidhur me pronësinë e kolateralet se, nuk ka pretendime nga palë të treta.

Barrëdhënësi siguron:

1-Pagimin e detyrimit të ardhshëm sipas kontratë së huasë

2-Shlyerjen e të gjitha detyrimeve të tjera që sipas ndonjë shtojce të kësaj marrëveshje apo ndonjë marrëveshje të mëvonshme që lidhen me kontratën.

3-Kryerjen e të gjitha veprimeve ligjore që burojnë nga aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këtë marrëdhënie.

Në rast të mospërmbushje të detyrimit, barrëmarrësi i drejtohet gjykatës dhe zyrës së përmbarimit për sekuestrimin e kolateralit objekt i kësaj marrëveshje dhe ekzekutimin e barrës siguruese (titull ekzekutiv). Sipas marrëveshjes, barrëdhënësi ka të drejtë të ndryshojë apo të krijojë të drejta pronësie ose të drejta reale mbi kolateralin, ta përdorë atë si kolateral për detyrime të tjera të tashme apo të ardhme, të tijat apo të tretëve pa marrë pëlqimin me shkrim të barrëmarrësit. Mosmarrëveshjet që lindin ndërmjet palëve si rezultat i kësaj marrëveshje zgjidhen me mirëkuptim, në rast të kundërt kompetente do të jetë Gjykata e Tiranës.

Braktisja e ARMO nga IRTC

ARMO u kthye së fundmi në vëmendjen e publikut, pasi IRTC, që e shfrytëzoi rafinerinë e naftës deri në nëntor 2017 u largua duke lënë punonjësit pa punë (të cilët filluan protestat), ndërsa rezultoi që IRTC nuk kishte paguar as taksat. Sipas burimeve zyrtare të tatimeve, të publikuara nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, detyrimi fiskal i ITRC i krijuar në 2017 ishte rreth 4.7 miliardë lekë (rreth 35 milionë euro), kryesisht taksë qarkullimi. Në total, detyrimi tatimor i krijuar në vite nga ARMO është rreth 260 milionë euro (pa llogaritur fshirjet e detyrimit të para vitit 2010 për shkak të amnistisë fiskale).

Përveç detyrimeve ndaj furnitorëve dhe Albpetrol, ARMO kishte rreth 53 milionë euro kredi në bankat vendase, duke qenë dhe kreditori më i madh i keq në vend. Por, këto kredi tashmë janë ristrukturuar dhe pronat janë shitur dhe ARMO nuk është më në listën e kreditorëve të këqinj të Bankës së Shqipërisë.

Në janar të këtij viti, rafineria tjetër e ARMO-s, ajo e prodhimit të bitumit, e cila ndodhet në Fier, u shit në ankand 5 milionë dollarë. Blerësi ishte AL.Global Oil, një kompani e krijuar në vitin 2016, e cila kishte në bordin mbikëqyrës dy sipërmarrës të njohur në fushën e naftës, Shefqet Kastrati i grupit më të madh të naftës në vend, “Kastrati” dhe Frident Kuqi i “Europetrol Durrës Albania”, operatori i dytë më i madh i naftës në vend.

Historia e komplikuar e abuzimeve me ARMO

Në vitin 2008, ARMO u privatizua nga grupi Taçi Oil, që mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro. Grupi Taçi është tashmë i falimentuar.

Në vitin 2013, azerët e Heaney Assets Corporation blenë paketën e aksioneve të AMRA Oil. Azerët e përdorën për pak kohë kompaninë dhe më pas u tërhoqën. Në 2014-2015, përmes qiradhënies ARMO-n e shfrytëzuan Deveron Oil Albania, TPD-Trading Petrol & Drilling. Pas një periudhe disamujore ku aktiviteti mbeti pezull në shtator 2016 erdhi ITRC, që e mbylli si gjithë të tjetër, me një fund pa lavdi.

15% të aksioneve të ARMO-s janë ende në pronësi të shtetit, por nga institucionet shtetërore historikisht ka munguar transparenca se çfarë po ndodh me një nga kompanitë më të rëndësishme në vend.

Ekspertë të tregut pohojnë se me ARMO-n është abuzuar sistematikisht. Kompanitë që e marrin atë në përdorim nëpërmjet qirasë apo marrëveshjeve me bankat e shfrytëzojnë dhe ndërkohë nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit. Në fund të gjithë largohen, duke lënë pas një mal me detyrime.

/Revista Monitor

 

Etiketa: Allum EnterprisesArmoblerje


Ju sugjerojmë

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
Aktualitet

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

25 Qershor, 2026 11:37 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
Kryesore

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

25 Qershor, 2026 11:05 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Para
Apple ka një probleme të reja: iPhone X nuk pret telefonatat ndërsa ka ofruar riparime falas për iPhone 7

Apple ka një probleme të reja: iPhone X nuk pret telefonatat ndërsa ka ofruar riparime falas për iPhone 7

Këto janë shenjat e horoskopit që vdesin të merren me thashetheme

Këto janë shenjat e horoskopit që vdesin të merren me thashetheme

Rruga Tiranë-Elbasan, në hetim ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve

Rruga Tiranë-Elbasan, në hetim ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve
















TE FUNDIT

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
25 Qershor, 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar 200 milionë dollarë për rindërtimin e Venezuelës pas tërmeteve shkatërruese. Gjatë një lidhjeje telefonike me...

Lexo më shumë

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
25 Qershor, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen "person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë", për një...

Lexo më shumë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
25 Qershor, 2026

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat...

Lexo më shumë

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
25 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka ndarë pamje nga Vlora. Rama shprehet se Vlora...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}