Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ARMO, një histori e komplikuar detyrimesh mbi 100 mln euro

2016/07/30 at 12:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
ARMO, një histori e komplikuar detyrimesh mbi 100 mln euro

Sipas vlerësimeve nga bilanci 2013, nga borxhet tatimore mbi 100 milionë euro, kompania mbetet me një detyrim (që nuk falet) prej rreth 17 milionë euro, nga i cili duhet të paguajë 70% (gati 12 mln euro), apo rreth një të dhjetën e totalit


Në bilancet e viteve 2011-2012, rafineria e naftës ARMO, një ndër kompanitë më problematike në Shqipëri, rezulton me një detyrim minimal ndaj shtetit. Por, në bilancin e 2013-s, u konstatua se “Shoqëria zbuloi se penalitetet dhe detyrimet e lindura në 2009 nuk ishin kontabilizuar në pasqyrat financiare më 31 dhjetor 2012 dhe pasqyrat financiare u rishikuan për të korrigjuar këtë gabim”. Nga rishikimi i pasqyrave detyrimi për tatimin e shtyrë kërceu nga zero në 7.3 miliardë lekë, apo rreth 53 milionë euro.

Në fund të vitit 2013, detyrimi për tatime të shtyra zbriti lehtë në 6.8 miliardë lekë (rreth 50 milionë euro).

Krahas 50 milionë eurove detyrimeve të njohura të 2009-s, kompania ka krijuar detyrime të reja prej 4.3 miliardë lekësh (rreth 31 milionë euro) në 2013-n, të ndara sipas tabelës më poshtë.

Detyrimet e ARMO (mln lek)

Sipas raportimeve në bilanc, shoqëria ka qenë objekt i auditimeve të tatimeve e doganave për periudhën nga janari 2009 deri në maj 2013. Shoqërisë i janë vendosur gjoba dhe detyrime shtesë nga autoritetet në lidhje me taksën doganore, akcizën dhe detyrime ndaj komunave. Këto gjoba, sipas bilancit arritën në 3.4 miliardë lekë (25 milionë euro), duke e çuar detyrimin total të ARMO ndaj shtetit në 106 milionë euro, 40% e të cilave automatikisht falen pasi janë gjoba, ndërsa dhe detyrimi për tatim të shtyrë sërish falet, pasi është i para 2011-s. Kompania mbetet me një detyrim (që nuk falet) prej rreth 17 milionë euro, nga i cili duhet të paguajë 70% (gati 12 mln euro).

2013-a është viti i fundit që kompania ka dorëzuar bilanc, po detyrimet e kompanisë vlerësohet të jenë rritur në periudhën vijuese, teksa prodhimi është bllokuara dhe kompania është praktikisht e falimentuar.

Borxhet e ARMO

Në fund të tremujorit të parë të 2016-s, detyrimet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë sipas burimeve në Ministrinë e Energjetikës, një shumë kjo që është gati sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se, nga totali i detyrimeve afërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrol-it, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve.

Punonjësit kanë filluar protestat për mosmarrjen e pagave prej muajsh.

Në gusht të 2013-s, Heany Assets Corporation bleu aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85% të aksioneve të ARMO sh.a. Në datën e blerjes, Heany Assets Corporation njohu detyrimet e shoqërisë, të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë. ARMO, gjatë vitit 2014, përfitoi të ardhura, si qiradhënëse e dy rafinerive, si pronare e tyre.

Mirëpo, detyrimet e kompanisë janë shtuar në mënyrë galopante dy vitet fundit, duke shkuar në gati 600 milionë dollarë. ARMO është ndërkohë kreditori më i madh i keq në vend, në listën e 35 kompanive që kanë 60% të huave me probleme në vend. Kredia ndaj bankave në Shqipëri vlerësohet në rreth 50 milionë euro./ Monitor



Ju sugjerojmë

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
Para
VIDEO/ Bari, gjenden 1200 kg marijuanë në gomonen e braktisur

VIDEO/ Bari, gjenden 1200 kg marijuanë në gomonen e braktisur

Turqia paralajmëron Kosovën për sulme terroriste nga organizata e Gylen

Turqia paralajmëron Kosovën për sulme terroriste nga organizata e Gylen

Nga Azia deri në Amerikë: Zakonet më bizare të seksit nëpër botë!

Këto veprime mos i bëni kurrë pas seksit, shuajnë kënaqësinë.

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
21 Shtator, 2025

Dashi Veproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com