Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“ARMO menaxhohet nga shqiptarët”, reagimi i ish pronarëve amerikanë

2017/12/29 at 5:37 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“ARMO menaxhohet nga shqiptarët”, reagimi i ish pronarëve amerikanë

Aksionerët amerikanë në kompaninë ARMO, kanë deklaruar se nuk kanë asnjë përgjegjësi për krizën më të fundit të kompanisë, pasi kanë shitur aksionet tek investitorët vendas shqiptarë.

Dy aksionerët amerikanë lanë të kuptohet se kanë qenë të detyruar të shesin kuotat e tyre, ndërkohë që ia lënë përgjegjësinë për krizën e krijuar palës shqiptare, sepse që prej majit nuk janë marrë me administrimin e kompanisë IRTC.

Përmes një deklarate zyrtare Herry Sargeant dhe Mustafa Abu-Naba’a thonë se aksionet e tyre në kompaninë IRTC, ja kanë shitur partnerit lokal.

“Harry Sargeant dhe z. Abu Naba’a, pronarë të GOMG Holdings Ltd, kanë kënaqësinë të shpallin marrëveshjen përfundimtare të shitjes së interesit të tyre minoritar në kompaninë IRTC në Ballsh në Shqipëri për partnerët e tyre vendas shqiptarë, duke finalizuar një proces të filluar para qershorit të vitit 2017. Me pronarët e mëparshëm, rafineria ishte e falimentuar dhe z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a ishin aktivë për rifillimin e aktivitetit të rafinerisë Ballsh dhe bënë të mundur që 1200 punonjës shqiptarë të saj të kthehen në punë në nëntor 2016. Që nga maji i vitit 2017, me bashkëpunimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers Petroleum, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a bënë të mundur që rafineria të operonte me kapacitet të plotë dhe praktikisht e gjithë nafta e prodhuar në Shqipëri po përpunohej në rafinerinë Ballsh. Që nga ajo kohë, dhe me nënshkrimin e marrëveshjes detyruese për të shitur interesat e tyre, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a nuk kanë qenë të përfshirë në ndonjë vendim të menaxhimit të IRTC ose bordit dhe kontrolli i përditshëm ka qenë gjithmonë nga partnerët shqiptarë. Blerësi tani ka tërësisht pronësinë me kontrollin operativ të rafinerisë Ballsh. Z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a janë të shqetësuar pasi kanë dëgjuar lajmin për disa vështirësi aktuale në Ballsh, por ata nuk kanë pasur rol në menaxhim. Megjithatë, z. Sargeant dhe z. Abu Naba’a mbeten optimistë për potencialin e industrisë së hidrokarbureve shqiptare dhe do të vazhdojnë të kërkojnë mundësi në vend për të sjellë përvojën e tyre të konsiderueshme në shërbim të Shqipërisë”, përfundon njoftimi për shtyp.

Historia e IRTC
Që prej shtatorit të vitit të kaluar, Kompania Jonian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A mori në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO dhe në fund të vitit të kaluar filloi përpunimin e naftës, sipas një kontrate të lidhur me prodhuesin më të madh të naftës në vend, Bankers Petroleum.

Prodhimi vendas zuri rreth 30% të tregut në vitin 2017, ndërsa prej tre javësh aktiviteti u ndërpre. Fillimisht kompania që ka marrë me qira ARMO-n, iRTC (IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY) ka anuluar aktivitetin me argumentin se do të zhvillohej remont në rafineri, por teksa kanë kaluar më shumë se tre javë dhe rroga e nëntorit nuk është dhënë, punonjësit janë informuar se aktiviteti ka pushuar.

Për 11 muajt e vitit 2017, ARMO rezulton të ketë prodhuar 156 mijë ton naftë, por ka paguar vetëm akcizë prej 50 milionë euro, ndërsa rezulton debitor për taksat e tjera (TVSH, taksë qarkullimi dhe karboni) për rreth 60 milionë euro të tjera.

Etiketa: Armomenaxhohetshqiptaret

Ju sugjerojmë

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
Aktualitet

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

20 Qershor, 2025 12:14 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Aktualitet

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..

20 Qershor, 2025 12:11 pm
Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel
Aktualitet

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

20 Qershor, 2025 11:55 am
VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve
Aktualitet

VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve

20 Qershor, 2025 11:51 am
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

20 Qershor, 2025 11:26 am
Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës
Aktualitet

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

20 Qershor, 2025 11:11 am
Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO
Aktualitet

Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO

20 Qershor, 2025 11:07 am
Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
Aktualitet

Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën/ Në 218 kuti: PS humb 108 vota, PD 106

20 Qershor, 2025 10:36 am
Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…
Aktualitet

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…

20 Qershor, 2025 10:30 am
Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga
Aktualitet

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga

20 Qershor, 2025 10:24 am
Para
Rama kalon mbi 100 mijë euro në llogarinë e familjes së Ziver Veizit

Rama kalon mbi 100 mijë euro në llogarinë e familjes së Ziver Veizit

Albin Kurti flet pas lirimit nga paraburgimi, e pranon se ka mospajtime në Vetëvendosje

Albin Kurti flet pas lirimit nga paraburgimi, e pranon se ka mospajtime në Vetëvendosje

2017, viti i pasanikëve/ Kinezët kanë bërë më shumë para gjatë këtij viti

2017, viti i pasanikëve/ Kinezët kanë bërë më shumë para gjatë këtij viti

TE FUNDIT

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
20 Qershor, 2025

Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është jashtë funksionit. Shkak është bërë një sulm nga grupi i hakerave “Homeland Justice”,...

Lexo më shumë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
20 Qershor, 2025

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait të tij 88 vjeç, policia nis procedimin penal ndaj të birit. Po kështu sipas Policisë...

Lexo më shumë

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës
20 Qershor, 2025

Dy aksidente në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës shkaktuan trafik të rënduar paraditen e sotme, 20 qershor. Disa automjete...

Lexo më shumë

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel
20 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel në kuadër të Samitit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Lajmin Spiropali e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com