Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Armo” dhe 6 kompani karburantesh nën hetim për pastrim parash

2016/05/01 at 1:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Armo” dhe 6 kompani karburantesh nën hetim për pastrim parash

Gjithçka duket se ka nisur në muajin shkurt të vitit 2016, kur organet policore jane vënë në dijeni nga organet ligjzbatuese në lidhje me disa transaksione të dyshimta si kredimarrje, huadhënie dhe marrëveshje ndërmjet një grupi personash duke bërë të mundur shmangjen e detyrimeve shtetërore, mashtrime në kredi, pastrimit të produkteve të veprës penale në bashkëpunim si dhe implikimin e punonjësve të disa bankave të nivelit të dytë.


Sipas dokumentave të disponuara në mënyrë ekskluzive nga “Top Channel”, rezulton se, policia prej dy muajsh grumbullon prova të pakundërshtueshme për një aktivitet të disa kompanive hidrokarburesh në bashkpunim me disa banka të nivelit të dytë, ku më e rëndësishme është “CREDINS Bank”, të cilat janë përfshirë në operacione të dyshimta financiare, si transaksione të dyshimta me anë të kontratave të dhurimit, shit-blerjeve të aksioneve, rritjen e vlerave të kolateraleve të vendosura si garanci për marrjen e kredive në këto banka.

Fjalëkyçi që lidh të gjitha kompanitë dhe të gjitha aktivitetet është shoqëria “ARMO”.

Sipas raportit të dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, brenda këtyre kompanive ekziston një treg informal aksionesh, transaksionesh, jashtë dhe brenda vendit. Ky sistem funksionon jashtë syrit të shtetit dhe brenda besimit reciprok të një grupi njerëzish që e kanë strukturuar atë, të cilët realizojnë fitimet dhe qëllimet e tyre në formën e një rrjete merimange, duke njohur mjaft mirë vakuumet ligjore të tregut bankar dhe financiar.

“Ky informacion konsiston në marrëdhënien midis kompanive në pronësi të shtetasve Albano Aliko, Apostol Goçi dhe Ardian Xhillari me kompanitë “Gulf”, “Alpet”, “ALTINBAS Holding”, “CITY INVESTIMENT HOLDING S.A”, “A.K.F PETROLIUM”, “TEA OIL GROUP” dhe shoqërive të tjera të lidhura me grupin “ARMO.Këto shoqëri kanë marrëdhënie tregtare midis tyre dhe bazë aksionare të njëjtë, adresa të njëjta, pikat e tregtimit të karburantit, automjetet, pasuri të paluajtshme, këto që në bazë të ligjit nr.9901 datë 14.05.2009 “Për shoqëritë tregtare”, pajisen me NIPT sekondar kur deklarohen si vende të ndryshme të ushtrimit të aktivitetit nga subjektet tregtare atë”, thuhet në dokumentat.

“City Investment Holding”, nga data 21.06,2012 deri 03.09.2012 mbylli 85 përqind të pikave të saj pasi u depozituan disa urdhra nga zyra të ndryshme përmbarimore, por për të shmangur bllokimin e aseteve, llogarive bankare dhe aktivitetit ekonomik kompania ka vazhduar aktivitetin duke shfrytëzuar pika të saj të karburantit me logon “ALPET”.

Të njëjtat skema, sipas policisë, përdoren nga të njëjtët pronarë edhe për shoqërinë “EKO A2” dhe “Vil Oil”. Referuar adresave sekondare, sipas policisë, rezulton se në shumë raste janë të njëjtat me ato të bizneseve të tjera të përmëndura më sipër. Kjo kompani ka hapje dhe mbyllje të adresave sekondare në periudhë të shkurtër kohore dhe aktualisht kuotat e kësaj kompanie janë me urdhër bllokimi nga zyra të ndryshme përmbarimore private.

Ndërkohë kompania “EKO A2” ka marrë një kredi 9.000.000 dollarë, për të cilën sipas policisë nuk dihen motivet, nga një kompani “Offshore” me emrin “Allanis International Assets INC”, me seli në British Virgin Island.

Një prej pronarëve shfaqet edhe tek një tjetër kompani, shoqëria “FLLADI”  me administrator Apostol Goçi me 40 përqind, Rebani Boi 30 përqind dhe Llazi Angjeli 30 përqind.

Policia ka zbuluar lidhje mes tyre dhe disa kompanive të tjera, përmes kontratave të ndërmjetme të qirave, marrjes së borxheve dhe huave në banka duke krijuar një borxh të frikshëm financiar. Për shembull, vetëm kompania “Flladi” rezulton se për vitin 2013 ka një hua prej 52 milionë lekësh të reja, ndërkohë që një tjetër kompani me emrin “MW” ka lidhur me të një kontratë sigurie aksionesh prej 165 milionë lekësh të reja.

Por sipas policisë, në 16 qershor 2015, aksionet e kompanisë, zotëruar nga shtetasi, Andi Memi, i shiten një tjetër kompanie, asaj “UNIK”, administruar nga shtetasi Mithat Sulaj, i të njëjtit mbiemër me Besnik Sulaj, personi që sot ka në administrim kompaninë ARMO.

Vetë kompania “UNIK”, sipas policisë, rezulton e zhytur në borxhe. Gjatë vitit 2014 kuotat e kësaj kompanie janë me urdhër bllokimi nga zyra të ndryshme përmbarimore private. Detyrimet ndaj furnitorëve janë mbi  278 milion lekë, huatë afatgjata janë mbi 752 milionë lekë.

Sipas policisë, kompanitë e mësipërme nuk kanë bërë dorëzime të bilanceve të viteve të fundit. Gjithashtu deklarohet rënie në xhiro vjetore pas vitit 2011 dhe kanë hapur dhe mbyllur adresat sekondare pothuajse në të njëjtën periudhë kohore, ku deklarohet humbje në shtimin e aktivitetit. Referuar adresave sekondare janë të njëjta me adresat që deklaron “A.K.F Petroleum” e themeluar më 26.09.2013./TCh/



Ju sugjerojmë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
-U tha në Opinion

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

26 Janar, 2026 11:51 pm
Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
-U tha në Opinion

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

26 Janar, 2026 11:15 pm
Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
-U tha në Opinion

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

26 Janar, 2026 10:47 pm
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
Bota

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 9:37 pm
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
Rajoni

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

26 Janar, 2026 8:36 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Para
Përse njerëzit e kanë kaq të vështirë të heqin dorë nga feja?

Përse njerëzit e kanë kaq të vështirë të heqin dorë nga feja?

‘Dajak’ kundrejt pagesës

‘Dajak’ kundrejt pagesës

Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në “offshore”

Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në “offshore”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
26 Janar, 2026

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj...

Lexo më shumë

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
26 Janar, 2026

Drejtuesi i Shqipëria Behët, Adritatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me nismën e një grupi opozitarësh për...

Lexo më shumë

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
26 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet për zhvillimin e protestës së PD të ditës së shtunë. Për këtë çështje ka folur...

Lexo më shumë

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com