Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armiqtë e Putin po vdesin një e nga një në mënyrë misterioze

2018/03/13 at 10:50 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Armiqtë e Putin po vdesin një e nga një në mënyrë misterioze

Një rus i arratisur nga vendi i tij, i cili ishte mik i ngushtë me oligarkun e ndjerë Boris Berezovsky, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Londër.


Nikolai Glushkov, 68-vjeç, u zbulua familjarët dhe miqtë e tij orët e vona të së hënës. Shkaku i vdekjes nuk është ende i qartë. Lajmi për vdekjen e 68-vjeçarit u dha nga një mik i tij, Damian Kudryavtsev redaktor i një gazete, në një postim në Facebook.

Pa dhënë konfirmim për emrin e tij, Policia Metropolitane tha se hetimet për vdekjen e 68-vjeçarit po drejtohen nga njësia antiterror, për shkak të lidhjeve që viktima besohet se ka pasur.

Policia tha gjithashtu se deri më tani nuk ka të dhëna që të tregojnë se ka një lidhje me incidentin e ndodhur në Salisbury, ku ish-agjenti i dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajza e tij u helmuan. Ata mbeten në gjendje kritike.

E përditshmja britanike “The Guardian” shkruan se në 1990-ën, Glushkov ishte Drejtor i agjencisë shtetërore të fluturimit Aeroloft dhe i kompanisë së makinave Berezovsky’s LogoVAZ.

Në 1999-n pas përplasjeve që Berezovsky pati me Vladimir Putin dhe u arratis drejt Britanisë së Madhe, Glushkov u akuzua për pastrim parash dhe mashtrim.

Ai vuajti dënimin me 5 vjet heqje lirie dhe u la i lirë në vitin 2004. Duke qenë se i frikësohej arrestimit sërish, ai u arratis gjithashtu drejt Britanisë së Madhe.

Glushkov fitoi azilin politik dhe vitet e fundit jetonte në Londër.

Në 2011, ai paraqiti prova në gjykatë, në çështjen e dërguar para drejtësisë nga Berezovsky, kundër oligarkut Roman Abramovich, i cili mbetet në terma të mirë me Kremlinin.

Glushkov i tha gjykatës në atë kohë se ai ishte marrë peng në mënyrë efektive nga administrata e Putin, që kërkonte t’i bënte presion Berezovsky për të shitur aksionet e tij të stacionit televiziv ORT.

Në gjykatë, Berezovsky deklaroi se ai dhe Abramovich kishin qenë partnerë në 1990-n në një firmë nafte, Sibneft dhe e akuzoi pronarin e klubit të futbollit të Chelsea se e kishte mashtruar atë me 5 miliardë dollarë. Abramovich e mohoi këtë. Gjykatësja e çështjes, Justice Gloster hodhi poshtë palën akuzuese dhe e përshkruajti Berezovskyn si “qëllimisht të pandershëm” .

Glushkov, i pakënaqur me këtë gjykim bëri një apel formal dhe i cilësoi konkluzionet e gjykatës “paragjykime”. Ndërsa Berezovsky u zhduk nga jeta publike. Në Mars të 2013-s, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij në Berkshire. Policia tha se dyshimet ishin që ai kishte vrarë veten, por miqtë e tij nuk ishin të sigurtë për këtë.

Duke folur për The Guardian, vetë Glushkov tha se ishte skeptik që Berezovsky, i cili u gjet i varur në tualet, kishte vdekur për shkaqe natyrale. “Jam i bindur se Boris është vrarë. Kam informacione shumë të ndryshme nga ato që po publikohen në media”, tha ai.

Ai theksoi se shumë rusë në azil, përfshirë Berezovsky dhe miku i ngushtë i këtij të fundit, Alexander Litvinenko, kishin vdekur në rrethana misterioze. “Boris ishte mbytur. Këtë ose e ka bërë vetë, ose me ndihmën e dikujt tjetri. Por nuk besoj se ishte vetëvrasje”, tha Glushkov.

“Kohët e fundit po ndodhin shumë vdekje të emigrantëve rusë…”

Glushkov vijoi të hetonte shkaqet e vdekjes së Berezovsky për disa muaj me radhë. Në 2013-n ai i shkruajti me email një miku: Kam shumë fakte të reja, mjaft interesante.

Glushkov kishte dy fëmijë, Natasha dhe Dima dhe një ish-bashkëshorten që jeton në Moskë. Ai mësohet se është ndarë vitet e fundit nga një partnere, e se marrëdhënia e tyre ishte mbyllur mirë. Vajza e tij Natasha mësohet se jeton gjithashtu në Britani.

Në 2017-n, gjatë një gjyqi të zhvilluar në mungesë në Rusi, Glushkov u dënua me 8 vjet burg, për vjedhjen e 123 milionë dollarëve nga Aeroflot. Kompania ajrore e vijoi çështjen edhe në Londër. Glushkov po mbronte aktualisht veten në gjykatë, por miqve u kishte thënë se nuk kishte para të mjaftueshme sa për të paguar një avokat. Ai do të dilte në gjykatë të hënën paradite, por nuk u paraqit.

Në njoftimin e saj zyrtar, policia londineze tha se vdekja e 68-vjeçarit momentalisht po trajtohet si e “pashpjegueshme”./tvklan.al

 

Etiketa: armiqte e putinmenyrat misteriozenje e nga njepo vdesin


Ju sugjerojmë

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
Bota

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

3 Korrik, 2025 9:01 am
Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
Bota

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

3 Korrik, 2025 8:58 am
Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Bota

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

3 Korrik, 2025 8:28 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
Bota

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

3 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 3 korrik 2025

3 Korrik, 2025 8:13 am
Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Para
Rudina Xhunga: Do e tregoja gjoksin nëse do ishte e nevojshme

Rudina Xhunga: Do e tregoja gjoksin nëse do ishte e nevojshme

Notat e futbollistëve: Roma – Shakhtar

Notat e futbollistëve: Roma – Shakhtar

Notat e futbollistëve: Manchester Utd– Sevilla

Notat e futbollistëve: Manchester Utd– Sevilla
















TE FUNDIT

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
3 Korrik, 2025

Sipas ekspertëve, programi bërthamor i Iranit mbetet funksional pavarësisht bombardimeve masive. Teherani refuzon inspektimet ndërsa Uashingtoni kërcënon me sulme të...

Lexo më shumë

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
3 Korrik, 2025

Qindra njerëz janë evakuuar pasi një zjarr i madh vazhdon të dalë jashtë kontrollit në ishullin grek të Kretës. Zjarri,...

Lexo më shumë

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
3 Korrik, 2025

Marina kolumbiane ka kapur një nëndetëse të operuar nga distanca në Detin e Karaibeve, e aftë të transportojë më shumë...

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
3 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që kryetari i Rezervës Federale të japë dorëheqjen menjëherë, në një përshkallëzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com