Modelja Armina Mevlani ka shkruar së fundmi në facebook për një akt human. Ajo ka ndihmuar tre qenushë duke i transportuar drejt Italisë për një jetë më të mirë.
Ja statusi i Arminës:
Sot teksa nisesha per Milano per pune sebashku me nje kolege me vete kisha 3 qenusha per ti transportuar atje per nje jete me te mire ,te cilet, Arsa (Animal Rescue Albania ) mi besoi ashtu si here te tjera per ti transportuar.Nuk eshte kjo pjesa qe dua te theksoj ne status , por atje me ishte thene se me priste nje cift (nje djale shqiptar dhe nje vajze gjermane) dhe nuk dija me teper detaje pervec edhe kontaktit te tyre.Kur mberrij cifti vjen me padurim per te marre qenushat dhe djali shqiptar me partneren e tij me thone se tashme ne makine krahas qenushave qe une i solla ,ishin edhe dy te tjere , qe ata do ti mbanin ne makine ne nje rruge te gjate nga Italia ne Gjermani (per nje jete me te mire )dhe per adoptim.
Mu mbushen syte me lot vetem per nje arsye, me kaq negativitet qe ka perreth nesh,njerez qe shajne njerez,te tjere qe paragjykojne,njerez qe nuk duan as njerez dhe jo me kafshet e gjora ,ky cift me impresionoi nga iniciativa aq serioze per ti ndihmuar keto kafshe..Sigurisht qe ka njerez qe ndihmojne mendova me vete,Arsa me punen e saj te palodhur ,njerezit qe me presin gjithmone ne airport Dhe gjithmone eshte Zoti qe i le vend gjerave kaq te mira te ndodhin.Puna ne grup dhe bashkepunimi eshte gjeja me e bukur ,shpresoj qe shume shpirtra te tjere te shpetohen dhe i lutem Zotit qe edhe shume njerez te tjere te ngrihen te ndihmojne njerez ,e me pas , edhe kafshet e pafajshme.