Armina Mevlani ka deklaruar se Turqia tashmë do të jetë shtëpia e saj e dytë. Fashion bloggerja e njohur shqiptare, ka postuar sot një foto nga gazetat turke të cilat kanë shkruar për blogun e saj.
Armina në Turqi ka realizuar edhe një fotosesion për revistën “Hello”, pasi shumë shpejt do të jetë në faqet e kësaj reviste botërore.