Armina Mevlani ka pohuar se dasma me djalin e ish-kreyministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nuk është as afër as larg. Në intervistën 60 sekonda për “Prive”, fashionistja Mevlani ka folur edhe për rivalitetin e saj dhe ish-bashkëshortes së të të dashurit të saj, Sadije Berisha.
“Lufta mes nesh është vetëm në mendjen e medias, sepse luftë quhet sulmi mes nesh dhe unë s’di të kem sulmuar njeri”, përfundon Armina.