Armina Mevlani ndërsa ka folur për biznesin e saj, punën si blogere apo punët që bën në Instagram ka folur edhe për Shkelzenin, lidhjen me të apo planet për një martesë të mundshme.
Në një intervistë për “Prive.al” Armina ka treguar arsyen se pse ajo nuk po martohet me Shkëlzenin.
Sipas kësaj të fundit, kjo temë është diskutuar disa herë, mirëpo për shkak të angazhimeve është shtyrë derisa çifti të jetë në një periudhë më të qetë që të realizojnë dasmën e ëndrrave.
Ndërsa për faktin nëse presin një fëmijë ose jo, Armina ka thënë se i do gjërat sipas radhës, fillimisht fejesa, pastaj martesa dhe më pas një fëmijë, por që nuk do të mërzitej aspak nëse do të prishej ky rend.