Modelja Armina Mevlani njihet për jetën e saj vanitoze. Por edhe kur ajo nuk do ta vë në dukje këtë gjë ia kujtojnë njerëzit që e rrethojnë. Ja tek e shohim teksa i bën reklamë ushqimit bio, madje iu thotë të gjithëve të ushqehen shëndetshëm, por mikeshat e saj e shpërqëndrojnë duke i bërë komplimenta për çantën YSL, madje duke i kërkuar që Armina t’ia bëj dhuratë. Pak vështirë që Armina ta falë atë çantë, pasi në shumë foto e kemi parë pikërisht me këtë aksesor.