Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armiku i “klasës” nuk është biznesi

2018/03/23 at 9:46 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Armiku i “klasës” nuk është biznesi

Marrë nga CNA.al


Prej disa kohësh në Shqipëri, në këtë vendin tonë me të pasur e të varfër, ka një sulm të pandalshëm ndaj biznesit. Një sulm që vjen nga të gjitha krahët, turpësisht, a thua se ky vend është gati t’i kthehet kohës së reformave agrare, burgosjes së të pasurve, triumfit të të varfërve, dhe në emër të popullit çdo ditë e më shumë disa pseudo-analistë, kanë nxjerrë kazmën e tyre marksiste, duke sulmuar në mënyrë të turpshme, motorin e zhvillimit ekonomik të vendit, që është biznesi vendas.

Ka të majtë e të djathtë, ka të qendrës e liberalë, që tjetër thonë në publik e tjetër bëjnë në fakt. Shiten si moralistë, por s’janë gjë tjetër vetëm se instrumente të keqpërdorura, ku për interesa politike, ku për interesa personale, e ku turpësisht për korrupsion dhe banalitet mediokriteti, sulmojnë bizneset shqiptare.

“Disa e shohin sipërmarrjen private si shënjestra grabitqare që duhet goditur, të tjetër e shohin si një lopë që duhet mjelë, por pak janë ata që e shohin si një kalë i fuqishëm që tërheq karron.”, këtë e ka thënë, Winston Churchill, dhe këtë mesazh apo qëndrim politik të një prej njerëzve më të mëdhenj të historisë botërore, një politikan dhe Kryeministër vizionar, këtë qëndrim duhet ta lexojnë mirë të gjithë politikanët, të gjithë gazetarët, të gjithë analistët, dhe ata që sot kanë nxjerrë kazmat dhe pushkët kundër biznesit vendas.

Qeveria aktuale ka rritur taksat që paguan biznesi shqiptar, sot janë rreth 450 mijë shqiptarë, që punojnë në biznese. Gati 80% e të gjithë forcës ekonomike dhe njerëzve që paguhen në këtë vend.

Qeveria me skemat e saj, sot ka të punësuar rreth 86 mijë persona. Bashkë me pushtetin vendor, dhe skemat e saj të shëndetësisë, në total ka rreth 140 mijë të punësuar.

Një shtet ku rreth 20% e numrit total të të punësuarve paguhen nga taksapaguesit, por taksat e shqiptarëve vijnë nga ata që punojnë në biznes dhe që paguajnë edhe kontribute. Janë po ata që mbajnë më shumë se gjysmë milioni pensionistë.

Të punësuarit në biznes dhe vetë bizneset janë kontribuesit më të mëdhenj për skemën e pensionistëve, ndihmën ekonomike të të papunëve, investimet në shkolla, rrugë etj. Janë ata që mbajnë gjallë ekonominë e këtij vendi të vogël, që sot ka “shpallur armik” biznesin, dhe me kazmë dhe pushkë në dorë lufton për proletariatin.

Taksa dhe sulme nga qeveria, akuza dhe sulme nga opozita, a thua se jemi në kohën e “qoftëlargut”, ku duhet të burgosim dhe masakrojmë të pasurit, që të hanë me lugë floriri të varfrit.

Në fakt e gjitha kjo është një skemë e pështirë dhe e neveritshme politike që tregon paaftësinë e klasës politike dhe turpin ku është katandisur media që përdor pushtetin e saj kundër zhvillimit të biznesit, abuzon, vë gjoba, intimidon, duke shpallur publikisht se ka gjetur “armikun e klasave”.

Kështu shkruante “Zëri i Popullit” gjatë diktaturës. Kështu flasin disa ekrane sot, ku analistë dhe politikanë milionerë, në pozitë dhe opozitë, problemin e shohin tek “armiku i klasës”.

Në fakt ky armik ështrë shpirti dhe zemra e ekonomisë. Është forca e vetme e zhvillimit në vend. Problemi nuk është biznesi, problemi nuk janë biznesmenët, kushdo qofshin ata.

A mund t’i përmendim me emra?! Nuk është problemi as Shefqet Kastrati, as Samir Mane, as Artan Dulaku, as Bashkim Ulaj, as Ramë Geci, e as qindra firma që kanë punësuar më shumë se gjysmën e krahut aktiv të punës në Shqipëri, dhe paguajnë pjesën e luanit në zhvillimin ekonomik të vendit.

Nuk janë oligarkë, janë biznesmenë që punojnë ndërkohë që shumica i lëpihet politikës për lëmoshë apo grindet për tallava politike.

Problemi nuk është biznesi, as ndërtuesit, as investitorët, ata janë “kali i fuqishëm” që tërheq karron e ekonomisë, por mbi këtë kalë qëndron kamxhiku i qeverisë, kamxhiku i opozitës, sulmet e turpshme të medieve që kërkojnë para për interesat e tyre të pista.

Në rast se kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar, këta taksapagues mbajnë përgjegjësi ligjore, kontrollohen, dënohen administrativisht. Por, si mund të ndodhë që një vend që kërkon të hyjë në Bashkimin Evropian, biznesi të shpallet “armiku i popullit”, sepse duan interesat e politikës, apo atyre që duan të hanë me lugë floriri duke i thënë popullit që e kanë prej alumini.

Qeveria sulmon, opozita sulmon, na tregojnë barsoleta me oligarkë, dhe asnjëri në fakt nuk merret me thelbin e çështjes. Askush nuk e shikon biznesin si kalin e fuqishëm që duhet ushqyer për të tërhequr fort karron e ekonomisë. Njëra palë e shikon si shënjestër grabitqare, pala tjetër si lopë që do ta mjelë për interesat e saj, dhe për ta problemi është biznesi.

Në fakt problemi është politika, është keqqeverisja, mungesa e alternativës nga opozita. Për ta mbyllur po shtrojmë një pyetje: “Çfarë do të ndodhte në Shqipëri në rast se disa dhjetëra mijë biznese të mëdha, përfshi edhe ata që sot i quajnë oligarkë, do të merrnin një vendim ekstrem, për të mbyllur aktivitetin e tyre për një muaj? Çfarë do të ndodhte?

Qindra mijë shqiptarë do të ishin në rrugë, kundër Ramës, Bashës, Metës, e çdo race tjetër politikani, që jo vetëm nuk i kish mundësuar zhvillimin e vendit, por i kishte nxjerrë në rrugë të madhe duke i luftuar barbarisht.

Çdo gjë do të shkonte në faliment, gjithçka do të ishte një kaos i vërtetë. Prandaj, të gjithë zhurmaxhinjtë, në qeveri, opozitë, media ose jo, përgjegjësinë nuk duhet ta shohin te biznesi, por tek shteti dhe pushteti, tek ligji dhe “Maliqi”, jo tek biznesi, jo tek biznesmenët, ata nuk janë krimi, ata nuk janë kriza, ata janë zhvillimi. Krimin dhe krizën duhet t’i luftojë qeveria, dhe më të lehtë do ta kishte po të mbështeste dhe inkurajonte biznesin.

Biznesi është motori i ekonomisë shqiptare, prandaj u shembën muret në vitet 90′-të, për ekonominë kapitaliste, e jo më për horrat marksistë.

Shqipëria ka nevojë për forcën e biznesit, për shpirtin e çdo biznesmeni shqiptarë, nga më i vogli tek më i madhi, dhe nuk ka nevojë për burokracitë dhe hakmarrjen duke i trajtuar si lopë që duhen mjelë, apo grabitqarë që duhen goditur.

Ndali Zot se nuk dinë se ç’bëjnë! Problemi nuk është biznesi. Problemi i Shqipërisë është atë që e luftojnë atë. /CNA.al



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Prekëse/ Djali nga Prishtina surprizon vajzën e paralizuar nga Tirana

Prekëse/ Djali nga Prishtina surprizon vajzën e paralizuar nga Tirana

Ambasada amerikane i refuzon vizën Kryeministrit, flet zyrtari nga Garda e SHBA-ve

Haradinaj: Ja kur liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës

Skena të forta erotike, në video edhe moderatorja e njohur, Enca publikon klipin

Skena të forta erotike, në video edhe moderatorja e njohur, Enca publikon klipin
















TE FUNDIT

U fut për t’u larë në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit

U fut për t’u larë në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit
27 Korrik, 2025

Një turiste nga Çekia raportohet se është mbytur teksa po lahej në plazhin e Qerretit në Kavajë. Mësohet se 42-vjeçarja...

Lexo më shumë

Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë

Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë
27 Korrik, 2025

Një “beach bar” në zonën turistike të Dhërmiut është ndëshkuar me një gjobë prej 200 mijë lekësh, pasi gjatë kontrolleve...

Lexo më shumë

Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar
27 Korrik, 2025

Policia e Berlinit njoftoi të dielën se ka arrestuar 57 persona gjatë një proteste pro-palestineze që u mbajt në margjinat...

Lexo më shumë

Zelensky:Më shumë sulme brenda Rusisë, pas rritjes së numrit të viktimave në Ukrainë

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
27 Korrik, 2025

Viktimat civile po shtohen ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, duke pretenduar se ka kapur edhe dy...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com