Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armik

2016/02/09 at 10:31 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Armik

Nga Edison YPI


Cilësimin llahtarisës të pakonkurrueshëm me asnjë makabritet verbal, ekuivalent me vuajtjen e pafundme nëpër internime, burgosjen ose vdekjen, dukej sikur e kishin shpikur pesqintë djaj mbledhur kokmëkokë në një shpellë për pesqint vjet rrjesht.

Nëse do cilësoheshe “armik”, thuhej dhe uluritej se, që prej pellazgëve, ilirëve, Skënderbeut, avni rustemit, e deri tek proletari më i humbur zhulanjos e barkthatë, duke përfshirë diktatorin, por kjo duke u konsideruar paradoks i paradokseve pra diçka absolutisht e pamundur, s’thuhej, të gjithë këta i urreje, dhe duheshe riedukuar, pra rrasur në burg.

Nëse konsiderohej se të sipërcituarit nuk i urreje por i doje, nuk thuaj as nuk bërtitej, ishe vetvetiu “shok”.

Pra mundësitë ishin dy, “armik” ose “shok”, asgjë e ndërmjetme.

Mirëpo halli ishte se nuk mund ta dije pse, për cilin shkak, për cilën arësye, meritë ose të metë, armik ishe apo armik s’ishe.

Edepsizët dinin ku të shkonin për të thënë se filani apo fisteku është armik, duhet futur në burg, dhe dëshira u plotësohej menjëherë pa asnjë verifikim.

Por s’kishte asnjë zyrë a komitet, ku njerëzit normalë të mund të pyesnin; Shoku Janaq, të lutem më thuaj jam a s’jam armik ?

Nëse do bëje gabimin të pyesje jo shokun e partisë por ndonjë shok tëndin, të gjente belaja. Shoku që deri në atë moment të ishte dukur çun i mirë, papritmas shndrohej në një djall më i zi se shoku Janaq. Në vendin ku falë vigjilencës popullore armiqtë ishin të gjithë në burg, si mund të dyshoje tek vetja në ishe a s’ishe armik ? Këtu ka një problem. Këtu duhet ndalur. Kjo ha diskutim. Nga frika se po e provokoje, shoku yt ngrinte jakën e palltos, merrte frymë thellë, ikte vrap të spiunonte si armik me lakra në kokë.

Gjatë shqyrtimit brenda vetes të dilemës rrënqethëse nëse ishe a s’ishearmik, një herë të dukej se nuk kishe asnjë arësye të ishe, dhe qetsoheshe njëfarsoj. Por pas një çasti të dukej se nuk kishe asnjë arsye të mos ishe, dhe të kapnin përsëri të dridhurat.
Ishe pra i dënuar të mos e dije nëse ishe apo nuk ishe armik. Por që të vazhdoje të gjalloje deridiku i orientuar duhej gjithsesi ta dije njëfarsoj nëse armik ishe apo armik s’ishe.

Dukej sikur në këto rrethana e vetmja gjë që mund të bëje për ta shmangur dilemën cfilitëse të të qënit apo mosqënit armik, ishte të tkurreshe e tkurreshe pafund derisa, jo të zhdukeshe apo mos ekzistoje, ç‘ësht’ ajo fjalë, sa kohë armik nuk je për të mirën e popullit dhe të partisë duhej patjetër të vazhdosh të ekzistosh, por jo më i madh se një pikë.
Por edhe pika s’ishte zgjidhje. Sa më i mbyllur e i heshtur të ishe aq më tepër dyshime ngjallje. Të damkosnin dhe të burgosnin edhe po të mos thoje asnjë fjalë, mos ta hapje gojën kurrë, madje si misterioz apo i pazbërthyeshëm, më tepër në këto raste.
Armik mund të ishe, por nuk e dije, po ashtu, si armik mund të mos ishe por kujtoje se ishe.

Mund t’i shtrëngoje dhëmbët dhe nofullat sa t’i thyeje, nuk i shpëtoje dot dyshimit që të rrinte mbi krye.

Askush nuk e dinte se çfarë duhej të bënte ose të mos bënte që armik të mos ishe dhe të mos dyshonin se ishe.

Askush nuk e dinte gjithashtu se çfarë kishe bërë a çfarë s’kishe bërë, që armik ishe.
Të ishe por të fshiheshe, ishte e pamundur, të gjenin në brimë të miut.

Të mos ishe dhe të thoshe s’jam, atë s’e hanin.

Të gjithë ishin, dhe askush nuk ishte.

Askush nuk ishte, e megjithatë të gjithë ishin.

Lodhjet për ta gjetur me mendje pse vallë e kërkonin me kaq ngulm armikun, të nxirrnin në përfundimin paradoksal; Duan të kenë sa më tepër armiq, çka s’mund të ishte e vërtetë, dhe lëmshi ngatërrohej.

Këshilla e ndonjërit; Hë mo dhe ti ç‘e vret mendjen kot, qepe gojën, ule kokën, puno, dhe je në rregull, as kjo s’ishte zgjidhje. Të shumtit që përfundonin prapa hekurave ishin pikërisht ata që punonin dhe gojën e qepnin.

Kur armikun s’e gjenin dot as atje ku ishte as atje ku s’ishte, jo rrallë i vërsuleshin njëritjetrit.

Armiku ishte një oqean i pafund dallgët e të cilit përplaseshin të gjitha në një vend, në burg.

Jeta rrezëllinte, plani tejkalohej, sukseset s’numuroheshin, ushtria stërvitej, kufitarët vigjëlonin, spiunat spiunonin, fshatarët korrnin drithë pa hesap, proletarët ndërtonin vepra madhështore, ata që ishin në burg edukoheshin, por për çudi, armiqtë shtoheshin.



Ju sugjerojmë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
Para
Përplasja e  trenave në Gjermani, rritet bilanci tragjik, 4 të vdekur 100 të plagosur (foto)

Përplasja e  trenave në Gjermani, rritet bilanci tragjik, 4 të vdekur 100 të plagosur (foto)

Gjyqi i xhihadisteve, kërcënohet avokatja: Mos fol…për të mirën tënde e kam

Gjyqi i xhihadisteve, kërcënohet avokatja: Mos fol...për të mirën tënde e kam

Mesazhi prekës i babait: Si ma vrau vajzën pas 3 muajsh martesë

E bija u vra nga i shoqi në Angli, Halil Demiraj apel shtetit: Më ndihmoni të sjell trupin në atdhe

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com