Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armëpushim i mundshëm në Ukrainë: çfarë duan Trump, Putin, BE dhe Zelensky?

2025/03/17 at 9:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Armëpushim i mundshëm në Ukrainë: çfarë duan Trump, Putin, BE dhe Zelensky?

Uashingtoni dhe Kievi kërkojnë armëpushim në luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës, por Moska vendos kushte. Çfarë interesash ndjekin Ukraina, SHBA, BE dhe Rusia?


Që nga takimi mes përfaqësuesve të SHBA dhe Ukrainës në qytetin saudit, Xhedah ka shpresa për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë. Një vështrim mbi interesat e palëve kryesore.

Rusia

Presidenti rus, Vladimir Putin e lidh miratimin për armëpushimin me disa kushte. „Ne jemi dakord me propozimin të për ndalimin e veprimeve luftarake”, tha Putin dhe falënderoi presidentin Trump për iniciativën. “Por ne jemi të mendimit, që ky ndalim duhet të jetë I tillë, që të çojë në një paqe afatgjatë dhe të mënjanojë shkaqet e konfliktit”, tha Putin në një konferencë për mediat të enjten (12.03.) të pritur me shumë interes.

Këshilltari i Putinit, Juri Ushakov kishte deklaruar më parë, se propozimi për armëpushim është “i nxituar”. Çdo rregullore për paqen duhet të marrë në konsideratë “interesat legjitime të Rusisë”  dhe nuk duhet të shërbejë si “pauzë frymëmarrjeje për Ukrainën”.

Sipas ekspertëve, Moska dëshiron të zmbrapsë NATO-n nga Europa lindore dhe ndikimin e saj në Ukrainë. “Nuk besoj, se është realiste që Rusia të bjerë dakord me çfarëdolloj marrëveshjeje në të cilën Ukraina mbetet sovrane dhe e pavarur”, shprehet eksperti për Rusinë në Fondacionin Shkenca dhe Politika SWP në New York Times. Ai iu referua kërkesave të vazhdueshme të Rusisë për zgjedhje të reja në Ukrainë.

Në këtë strategji futen edhe kushtet që Moska vendos për rastin eventual të bisedimeve të paqes. Këtu bën pjesë që Kremlini disa herë ka theksuar, se nuk e pranon stacionimin e trupave të huaja për sigurimin e paqes në Ukrainë. Edhe një anëtarësim i Ukrainës në NATO nuk është i pranueshëm.

Po ashtu nuk ka gjasa për kthimin e territoreve të aneksuara ukrainase. Përkundrazi. Putin i ofroi Trumpit në fund të shkurtit një marrëveshje më vete për eksplorimin e lëndëve të para në zonat e pushtuara. Rusia është e gatshme “të bashkëpunojë me partnerë të huaj, përfshirë edhe amerikanët në rajonet e reja”, tha Putin në një intervistë televizive.

Moska ka interes të madh për heqjen e sanksioneve të perëndimit që u vendosën me fillimin e luftës në Ukrainë. Bumi ekonomik i nxitur nga ekonomia e luftës po shuhet, vendi kërcënohet nga recesioni dhe inflacioni.

SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump do të pozicionohet si një ndërmjetëses i paqes. Premtimin zgjedhor për t’i dhënë fund luftës Brenda 24 orësh ai nuk e mbajti sot, por ai ia ka dalë të rrisë presionin ndaj Kievit dhe Moskës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi në Charlevoix kandaeze, në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-s se do të ishte “perfekte”, nëse  nga takimi del mesazhi “se SHBA kanë bërë diçka të mirë për botën”.

Paqja do t’i mundësonte Trumpit të reduktonte ndihmat ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Kjo përshtatet edhe me planet e tij të ulë angazhimin amerikan në NATO dhe të detyrojë vendet europiane të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

SHBA ka interes të ketë qasje në lëndët e para. Ukraina zotëron si lëndë të pata fosile si gazi edhe minerale të rralla. Për momentin marrëveshja e planifikuar mes Ukrainës dhe SHBA pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë ka dështuar. Ndërkohë presidenti Zelenski është i gatshëm ta nënshkruajë atë. Ekspertët janë kritikë, se Trump ndodhet nën presion që të përmbushë premtimin për paqen dhe mund t’i bëjë lëshime të mëdha Putinit.

Bashkimi Europian

Lufta e Ukrainës dhe frika nga zgjerimi i konfliktit e kanë çuar në një ndërrim mentaliteti në BE dhe në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Vende që prej dekadash ishin vende neutrale, si Finlanda dhe Suedia tani janë anëtare të NATO-s. Shumica e vendeve anëtare të BE i janë bashkangjitur sanksioneve kundër Rusisë. “Ne duhet ta sjellim Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm. Sanksionet janë një mjet presioni”, deklaroi e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas.

Brukseli kërkon të dobësojë ndikimin rus në Europë dhe i ofron Ukrainës perspektivën e anëtarësimit në BE. Nga viti 2022 Ukraina është vend kandidat i BE.

Tek vendet që simpatizojnë ose bashkëpunojnë me Rusinë është ndër të tjera edhe kandidatja tjetër e BE, Serbia, si edhe vendet anëtare, Hungaria, Sllovakia

Ukraina

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski është gati të bëjë lëshime pas presionit masiv nga SHBA. Deri më tani pozicioni zyrtar i Kievit ishte “nuk flasim me Putinin”, dhe se “do të rimarrim të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë dhe Ukrainën lindore”.

Ndërkohë Kievi e vlerëson si sukses, që pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë u rivendosën sërish ndihmat amerikane dhe u mundësua shkëmbimi i informacioneve mes shërbimeve të inteligjencës. Në një marrëveshje të mundshme ekziston sërish edhe perspektiva për garanci të mundshme sigurie nga SHBA.

Megjithëse një armëpushim me siguri nuk do të përmbajë rikthimin e territoreve të pushtuara, Ukraina shpreson në plan afatgjatë në kthimin e këtyre territoreve. Në të njëjtën kohë Kievi shpreson tek vazhdimi i mbështetjes ndërkombëtare për të forcuar pozicionin e tij dhe të sigurojë që të mbetet presioni ndaj Rusisë./DW/



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Rama pas 12 vitesh në qeveri: Në mandatin e katërt e çojmë Shqipërinë në BE

Rama pas 12 vitesh në qeveri: Në mandatin e katërt e çojmë Shqipërinë në BE

Rama: Opozita e kërkon voton për të shkatërruar gjithçka, ne e kërkojmë për të futur Shqipërinë në BE

Rama: Opozita e kërkon voton për të shkatërruar gjithçka, ne e kërkojmë për të futur Shqipërinë në BE

“Pensionistët u nëpërkëmbën”, Sula: Ka 1001 arsye për të protestuar kundër qeverisë

U largua edhe nga Lapaj, Dashnor Sula: "Shqipëria Bëhet" qenka një kurth i Berishës për të mbledhur vota të djathta
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com