Aktualitet

Armenët: Nuk e shitëm ndeshjen me Shqipërinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:45 - 01/12/15 |
b.f

Lojtarët e kombëtares së Armenisë kanë reaguar nëpërmjet një letre të hapur ku i janë përgjigjur kreut të federatës së futbollit, Ruben Hayrapetyan pas akuzave se shitën ndeshjen me Shqipërinë.

Në letrën e tyre lojtarët e ekipit armen, mes të cilëve edhe Henrik Mkhitaryan mohojnë se e kanë shitur ndeshjen me Shqipërinë. “Komentet dhe lajmet rreth ndeshjes me Shqipërinë janë krejtësisht false. Ne kemi besim tek çdo lojtar i skuadrës. Të kërkosh për tradhti në kombëtare, nuk sjell asnjë rezultat”, thuhet në letrën e tyre.

Sipas futbollistëve të Armenisë, të gjitha komentet dhe lajmet për shitje ndeshjesh, janë false dhe një fenomen i tillë nuk ekziston në kombëtaren armene, shkruan “Amrenianow”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas