Kronikë

Armë zjarri dhe municion me vete, pranga 23-vjeçarit, e pësojnë dhe 2 të tjerë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:14 - 11/07/22 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 23-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, për moskallëzim krimi.

Uniformat blu kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit:

– J. S., 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– E. S., 31 vjeç dhe I. S., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe me pasagjerë shtetasit I. S dhe J. S.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. S. dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi I. S. kanë patur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas