Kronikë

Armë me vete, arrestohet në “Range Rover” 41-vjeçari në Lezhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 18/09/21 |
Opi Nion

Policia e Lezhës  pasi kanë marrë informacion se një person lëvizte me armë në makinë kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Sipas njoftimit të autoriteteve  operacioni është zhvilluar në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ” Range Rover”, pasagjerit në këtë mjet  Artur Milloshit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, është bërë arrestimi i 41-vjeçarit, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Ndërkohë është bërë i mundur gjithashtu edhe arrestimi i një 19-vjeçari që azuzohet për trafik narkotikës./Opinion.al

Pas