Aktualitet

Armë me silenciator dhe antiplumb për 3 mijë euro, arrestohen 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:39 - 25/08/20 |
Al Do

Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi janë zbuluar se do të shisnin një armë me silenciator dhe një jelek anti-plumb.

Policia njofton se ka ndaluar, B. M., 28 vjeç; V. Z., 24 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, të tre banues në Durrës.

Mbi bazën e informacioneve të marra më parë, është mbajtur nën vëzhgim mjeti me të cilin këta shtetas po qarkullonin dhe në lagjen nr.17, Kënetë, Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e dyshuar për kontroll. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin B. M., në sediljen e pasagjerit, në një çantë dore, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me silenciator dhe në bagazhin e mjetit një jelek antiblumb si i Policisë.

Nga hetimet dhe informacionet e marra, rezulton se armën e zjarrit dhe antiplumbin do t’i shisnin kundrejt vlerës 3000 euro.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e shtetasit V. Z., u gjetën 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave që do të blinin sendet e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “Armëmbatja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Opinion.al

Pas