Në një video të publikuar mbrëmjen e sotme, vihen re, disa djem të rinj që qëllojnë me armë në ajër në një zonë malore të paidentifikuar të Shqipërisë.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka bërë publike pamjet e këtyre djemve që shihen me armë duke qëlluar në ajër. Nuk dihet vendi se ku është xhiruar kjo video, por sipas ish-kryeministrit Berisha këto janë bandat e ‘Noriegës së Shqipërisë’.
‘Këto janë bandat e partisë siciliste në shtetin e Noriegës!’, shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.