Kronikë

Armë dhe mijëra euro, arrestohet i riu në Tropojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:17 - 22/10/20 |
Opi Nion

Policia e Tropojës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Gjatë kontrollit, të riut i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Policia sqaron se arrestimi i 29-vjeçarit është bërë në një lokal në qytetin e Barjam Currit, pas informacioneve të marra se një person po lëvizte i armatosur .

I arrestuari është identifikuar me inicialet  A. Q., 29 vjeç, banues në Babinë, Tropojë.   Autoritetet ushtruan kontroll dhe në banesën e tij, ku është gjetur një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas