Kronikë

Armë dhe kanabis në banesë, arrestohet 26-vjeçari në Lezhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 02/12/20 |
Opi Nion

Një 26-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lezhë pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet 1.2 kg kanabis, një armë zjarri automatik dhe 42 fishekë.

Sipas policisë, është arrestuar shtetasi me inicialet A. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qafë Mollë, Mirditë.

“Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Diga”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qafë Mollë, Mirditë”, njofton policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje./Opinion.al

Pas