Policia e Tiranës ka organizuar dy operacione gjatë orëve të mbrëmjes, duke arrestuar dy persona. Sipas policisë, në pranga ka rënë Ervis Xheli 31 vjeç, të cili i është sekuestruar armë zjarri pa leje.
Sjërbimet e Policisë, në vendin e quajtur ish-Parku, kanë lokalizuar të riun, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.
Gjatë operacionit policor të koduar “Dealer 3”, u arrestua në flagrancë shtetasi D. A., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë, në rrugën “Zef Jubani”, kanë lokalizuar shtetasin Denis Aliutë cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugën “Zef Jubani”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.