Një çift bashkëshortësh është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi iu janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike.
Mësohet se në pranga kanë rënë E. R., 36 vjeç dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan. Dy të arrestuarit po qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, një sasi fishekësh, sasi lënde narkotike të llojit kokainë, kanabis dhe 1 automjet. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme./ Opinion.al