Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armë dhe drogë, arrestohen pesë persona në Berat

2020/08/05 at 12:35 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Armë dhe drogë, arrestohen pesë persona në Berat

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Beratit, pasi qëllonin me armë zjarri krijuar panik tek banorët.


Mes të arrestuarve është dhe një femër e cila kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Autoritetet sekuestruan tri armë zjarri kallashnikov, lëndë narkotike, fara cannabis, një motomjet i vjedhur, municion luftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilin qarkullonin personat e arrestuar.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i mjeteve motorike” “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i Policisë

Berat-Finalizohet operacioni policor i koduar “Panariti”. Operacioni nga DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar.

Qëllonin me armë zjarri duke krijuar panik tek banorët, vihen në pranga 5 persona, ndërmjet tyre dhe një shtetase që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Sekuestrohen tri armë zjarri kallashnikov, lëndë narkotike, fara cannabis, një motomjet i vjedhur, municion luftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilin qarkullonin personat e arrestuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës se  në afërsi të fshatit Panarit, Skrapar, po qëllohej me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes, menjëherë organizuan punën, duke zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Panariti”.

Për shkak të errësirës dhe sigurisë së jetës të punonjësve të Policisë, gjatë natës është rrethuar zona dhe janë mbajtur në vëzhgim me dylbi nate, 5 personat që herë pas here qëllonin me armë zjarri në ajër.

Me rënien e ndriçimit, shërbimet e Policisë janë afruar dhe u kanë bërë thirrje të mos bënin asnjë veprim, por t’i bindeshin urdhrit të Policisë.

Personat, kur kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen me vrap duke hedhur armët e zjarrit në një zonë të pyllëzuar, por janë kapur gjatë ndjekjes nga Policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i mjeteve motorike” “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, i shtetasve:

R.D., 25 vjeç, banuese në Berat, e cila ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim;

D. (E.) D., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, M. Sh. alias A. D. alias S. D., 35 vjeç, A. S., 43 vjeç dhe F. (A.) M. (Xh.), 33 vjeç, banues në Berat;

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një motomjet të dyshuar të vjedhur, i trafikuar nga vendet e BE-së, një sasi të vogël lënde narkotike, një sasi prej 1.636 farash të dyshuara cannabis sativa, tri armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilën lëviznin autorët.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Para
Video/ Reperi ekzekutohet me armë zjarri në qendër të Çikagos

Video/ Reperi ekzekutohet me armë zjarri në qendër të Çikagos

Trump dyshon se shpërthimi në Beirut ishte një sulm i tmerrshëm

Trump dyshon se shpërthimi në Beirut ishte një sulm i tmerrshëm

I kërkoi vetëdeklarim pasurie, Ibrahim Lici sfidon OFL

Vjedhje me dhunë, OFL iu dërgon formularin tre të dënuarve
















TE FUNDIT

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com