Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi është pyetur nga gazetarët për marrjen në pyetje të kryebashkiakut socialist Armando Subashit dhe deputetit socialist Alqi Bllakos nga SPAK.
Shalsi tha se PS nuk do të bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin dhe se këtë e kanë dëshmuar me vepra.
Pyetja: Marrja në pyetje e Subashit dhe Bllakos, cfarë do të ndodhë nëse do të kemi arrestime të tjera?
Shalsi: E thashë që ne jemi iniciuesit e reformës në drejtësi, kemi deklaruar qartazi që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin. Këtë e kemi dëshmuar me vepra, ndryshe nga kohët kur prokurorët shantazhoheshin, gjykatësit anatemoheshin, apo gjuha krejtësisht e palejueshme e Sali Berishës./Opinion.al