Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armando Prenga është i pafajshëm!

2017/02/24 at 7:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Armando Prenga është i pafajshëm!

Nga Desada METAJ

KQZ ka rrëzuar sot kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit deputetit Armando Prenga. Me arsyetimin se nuk ka material mjaftueshëm për heqjen e mandatit dhe duke kërkuar informacione dhe të dhëna shtesë,kryetari i KQZ Denar Biba e shpalli të “pafajshëm” deputetin socialist që akuzohet për disa vepra penale si vjedhje,falsifikime dokumentash apo identitet të rremë. Asnjë nga materialet e prokurorisë së përgjithshme nuk i mbushi dot mendjen 4 anëtarëve të KQZ,përfaqsues të mazhorancës që të votonin pro heqjes së mandatit. Madje as dokumentat e policisë italiane të botuara në shtypin shqiptar ku Armando Prenga rezultonte me të paktën 4 identitete të ndryshme nuk i bënë këta nëpunës të institucionit më të lartë zgjedhor që të mendoheshin dy herë nëse ky zotëri mbi të cilin ka cështje penale në Shqipëri dhe në Europë duhet të jetë sërish pjesë e parlamentit. Thënë me thjesht,KQZ kërkoi informacione shtesë ndërsa nuk mori parasysh vendimin e dhënë nga Gjykata e Kurbinit.

Nëse Armando Prenga është sot i lirë padyshim kjo është për shkak të imunitetit që ai ka si politikan,si deputet,si një ish person me preçedentë penalë që sot shëtit i pashqetësuar dhe pse pak muaj më parë u akuzua se qëlloi me armë pa leje në konflikt pronësie në lagunën e Patokut. Nëse askush nuk ka dëgjuar të flasë në parlament prapë nuk është për t’u çuditur sepse emri i tij është bërë publik vetëm për përplasjet deri fizike me deputetët e opozitës. Por Armando Prenga nuk është fajtor për këtë,sepse edhe në ëndrrat më të guximshme ai nuk do e kishte parë veten pjesë të politikës nëse  Edi Rama nuk do kishte nevojë të plotësonte votat që do e sillnin në pushtet. Prenga bashkë me ata që janë larguar dhe priten të largohen nga parlamenti apo drejtimi i bashkive janë ende pjese e vendimarrjes politike sepse politikanët që i zgjodhën janë peng i tyre,një pjesë e medias është palë ose ka frikë ndërsa ndërkombëtarët,ata që flasin kaq shpesh për çdo gjë që ndodh më këtë vend,në këtë rast heshtin.

Pikërisht këta të fundit,kaq shumë prezent në jetën politike të Shqipërisë bëhen të pazëshëm kur vendime të tilla si ai i KQZ sot rrezikojnë më shumë se çdo akt politik lirinë dhe demokracinë. A mund t’u shpjegosh sot një shqiptari të zakonshëm terminologjinë “vetting”, “onm” apo ndonjë akronim tjetër juridik kur Elvis Ervin apo kush e di si e ka emrin vijon të firmosë si kryetar bashkie? Kur në parlament konsiderohet luks të jesh dënuar për korrupsion apo vjedhje sepse në karrigen ngjitur mund të kesh trafikantë nga ata që përshkruajnë reportazhet e mediave të huaja.

Qysh në fillim të gjithe e kishin të qartë se ky proçes,dekriminalizimi,pastrimi i politikës nga të inkriminuarit do të ishte i vështirë pikërisht për arsyen e thjeshtë se asnjë nga ata që kanë mbetur jashtë apo pritet të dalin nga sistemi nuk hynë rastesisht aty. Dikush i përzgjodhi me kujdes dhe kur 1 milion shuplakat e sollën ne pushtet padyshim që “votësjellësit” nuk mund të largoheshin me dëshirë,ata u bënë pjesë e qeverisjes dhe e vendimarrjes politike. “Të fortët” e parlamentit dhe të bashkive tashmë e kanë të vështirë ta shohin veten jashtë edhe pse ai që i zgjodhi ndoshta nuk i do më përqark. Por rregullat e rrugës janë të vështira për t’u mësuar nga një artist si Edi Rama,që duket si i zënë në çark nga preçedentët penalë e të përzgjedhurve të tij. Që më shumë se vite shkollë kanë dëshmi penaliteti dhe që vërtet mund të harrojnë emrin e vërtetë me të cilin janë regjistruar kur kanë lindur,por kurrsesi emrin me të cilin rilindën si politikanë me imunitet dhe bashkëpuntorë të kryeministrit./ Opinion.al

Etiketa: armando prengadesada metaj

Ju sugjerojmë

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
-U tha në Opinion

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

11 Shtator, 2025 11:00 pm
Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

11 Shtator, 2025 10:53 pm
Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit
Sport

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit

11 Shtator, 2025 10:21 pm
Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
Aktualitet

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

11 Shtator, 2025 10:12 pm
Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën

11 Shtator, 2025 10:09 pm
Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre
-U tha në Opinion

Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre

11 Shtator, 2025 10:02 pm
“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re
-U tha në Opinion

“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re

11 Shtator, 2025 9:56 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanyahu nga Jeruzalemi: Kjo tokë është e jona, nuk do ketë një shtet palestinez

11 Shtator, 2025 8:48 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Politikë

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale

11 Shtator, 2025 8:22 pm
“Mendoj shumë për ty”, i shkroi Epsteinit, shkarkohet ambasadori britanik në SHBA
Bota

“Mendoj shumë për ty”, i shkroi Epsteinit, shkarkohet ambasadori britanik në SHBA

11 Shtator, 2025 7:58 pm
Para
Tani ka edhe kështu/ 1 orë pushim në punë për të bërë seks

Tani ka edhe kështu/ 1 orë pushim në punë për të bërë seks

Detektivja bionde “që të fik derën”: Zbulon tradhtinë në çift

Detektivja bionde “që të fik derën”: Zbulon tradhtinë në çift

Itali/ Ja kishin grabitur shqiptarët, gjendet pas tre vitesh vegla e shtrenjtë muzikore

Itali/ Ja kishin grabitur shqiptarët, gjendet pas tre vitesh vegla e shtrenjtë muzikore

TE FUNDIT

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
11 Shtator, 2025

Teksa komentoi kabinetin “Rama 4”, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Opinion se Belinda Balluku tashmë është fuqizuar brenda qeverisë....

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
11 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në...

Lexo më shumë

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit
11 Shtator, 2025

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me...

Lexo më shumë

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
11 Shtator, 2025

Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel - MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com