Përfaqësues i “Lëvizja për Universitetin”, Arlind Qorri u shpreh në studion e “Opinion”, se qëllimi i studentëve është masivizimi dhe intensifikimi i veprimeve, deri në bllokimin e jetës universitare. “Bllokimi i jetës universitare nuk trondit vetëm një ligj”, por sistemin politik, u shpreh ai duke pohuar se ligji i ri favorizon disa universitete private në mënyrë klienteliste.