Sport

Arlind Ajeti në Serinë A/ Cfarë tha në prezantimin e parë me Frosinone?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:17 - 26/11/15 |
b.f

Arlind Ajeti është prenzantuar si blerja më e re e Frozinones. Ish-futbollisti i Bazelit, pranoi në konferencën e mbajtur sot në mesditë, se është i lumtur që do të luajë në Serinë A. “Seria A është shumë e vështirë. Fizikisht jam mirë edhe pse nuk kam patur ekip. U largova nga Bazeli, pasi nuk ndihesha mirë dhe zgjodha

Frozinonen, pasi më jep mundësinë të luaj në Serinë A. Synimi është të mos zbresim nga kategoria” – tha Ajeti në daljen e parë për gazetarët italianë. 22­vjeçari që do të mbajë numrin 93 në fanelë, vitin e lindjes së tij, zbuloi edhe se kush e shtyu të firmosë për një ekip italian.

“Më këshilloi trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi që të vija në Itali, do të mësoj shpejt gjuhën, sepse kjo është një ëndërr që realizohet” – sqaroi mbrojtësi i Kombëtares.

Arlind Ajeti është shqiptari i dytë që luan me Frozinonen, pas Migjen Bashës, i cili ishte pjesë e ekipit në sezonin 2009­2010. (Sportal.al)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas