Kreu i grupit kuvendor të socialistëve ka zgjedhur gjuhën e Kryeministrit Rama për të etiketuar mediat në lajmet që shkruajnë rreth ngjarjes së Himarës.
Duke publikuar linkun e një portali, i cili shkruan se Arjan Tase ishte nipi i tij, Balla I cilëson mediat vampirë, ndërsa shprehet se nuk ka asnjë lidhje me ish-komisarin dhe kërkon dënim shembullor për të. “Si ka mundësi që këta lloj vampirësh mediatikë dhe nga mbrapa politikë arrijnë të shpifin&sajojnë deri në këtë pikë. Asnjë lidhje me këtë individ që duhet të marrë dënim shembullor”, shkruan Balla./Opinion.al