Deputeti i Asamblesë së Republikës Ruse të Yakutia, Alexander Krylov ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një ari në zonën e Oymyakonsky.
“Fatkeqësisht, informacionet e shpërndara në rrjetet sociale janë konfirmuar. Trupi i Alexander Krilov u transportua në një automjet jashtë rrugës për në fshatin Tomtor”, tha shefi lokal, Igor Vodovozov.
Krylov ishte për gjueti së bashku me disa shokë. Ai qëlloi me armë zjarri një ari, por në momentin që iu afrua, një ari tjetër e sulmoi dhe i dha plagë vdekjeprurëse./Opinion.al