Këngëtarja Arilena Ara, ka sjellë për publikun një projekt të ri muzikor. “Vegim” është një përjetim shumë i ndjerë dhe personal i këngëtares. Në çdo fjalë të saj ajo ka një kujtim për babanë e saj, i cili nuk jeton më. Teksti i këngës është shkruar nga aktori Timo Flloko, ndërsa muzika i është besuar Irkenc Hykës.
Arilena Ara është duke konkurruar aktualisht edhe në programin e vallëzimit, “Dance ëith Me”.